Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Biznesmeni trafikant dhe pastrues parash, Orest Sota sëmuret pas 1 muaji e pak ditë burg

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
0
Biznesmeni trafikant dhe pastrues parash, Orest Sota sëmuret pas 1 muaji e pak ditë burg
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Biznesmeni Orest Sota, i arrestuar në kuadër të hetimeve të SPAK për dosjen “Aruba”, ka përfunduar në Spitalin e Burgut pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shqyrtuar kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë, por ka vendosur të lërë në fuqi masën “arrest në burg”.

Mbrojtja e Sotës kishte kërkuar një masë më të lehtë sigurie, duke argumentuar gjendjen e tij shëndetësore dhe pretenduar mungesën e provave që e lidhin me veprimtarinë kriminale. Megjithatë, trupa gjykuese vlerësoi se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për ndryshimin e masës së sigurisë. Ndërkohë, nuk janë bërë publike detaje mbi problemet shëndetësore që çuan në transferimin e tij në Spitalin e Burgut.

Orest Sota u arrestua në qershor në kuadër të operacionit të SPAK për dosjen “Aruba”, hetim që lidhet me një organizatë të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Vendimi i Apelit la në fuqi masën e sigurisë edhe për persona të tjerë nën hetim, ndërsa hetimet për këtë çështje vijojnë.

Sota u bë i njohur në media në 2017 pasi u kap me mbi 800.000 € cash në makinën e tij Range Rover dhe po ashtu me dy patenta skafi të ish-ministrit Saimir Tahiri gjatë një kontrolli policor.

Atij iu sekuestrua shuma e kapur por më pas iu rikthye me argumentimin se paratë ishin të deklaruara pasi rridhnin si rezultat i veprimtarisë tregtare të kompanisë “IKONA”, Sh.p.k. Çështja më pas u mbyll nga gjykata e Elbasanit.

Ai është biznesmen dhe pronar i kompanisë së ndërtimit “Eco Construction & Partners”, FORTIS BETON CO. Rikujtojmë se Sota i bleu kompaninë e birrës vëllait dhe babait të Alqi Bllakos, “ALNED 91”, për vlerën e 100 mijë lekëve të vjetra./Joq

Tags: ArubaEco Construction & Partners”FORTIS BETON CO.Orest Sotaspak
Previous Post

SPAK zgjeron akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret e pandehur edhe për 6 tendera të tjerë

Next Post

Lirohet nga burgu ish-ministri Ilir Beqaj

Next Post
Lirohet nga burgu ish-ministri Ilir Beqaj

Lirohet nga burgu ish-ministri Ilir Beqaj

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

September 12, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al