Thursday, October 29, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bisedat +18 të anëtarit të KLP-së, gazetari: Ka pasur ndërhyrje për ta mbyllur, u impenjuan deri tek “Ajka e Drejtesisë”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Bisedat +18 të anëtarit të KLP-së, gazetari: Ka pasur ndërhyrje për ta mbyllur, u impenjuan deri tek “Ajka e Drejtesisë”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Olger Eminaj, antari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka rënë në rrjetën e emisionit STOP në Tv Klan për presione ndaj një gruaje të divorcuar, të cilës i kërkonte favore seksuale.

Por në këtë institucion, qytetarja nga Tirana është gjendur përballë një situate ku kishte dy zgjedhje: ose të pranonte mesazhet erotike dhe kërkesat për favore seksuale nga Olger Eminaj, ose t’i mbyllej dera në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, një nga institucionet më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë.

Lidhur me këtë skandal ka reaguar edhe gazetari i kronikës, Elton Qyno.

Përmes një postimi në “Facebook”, Qyno ka hedhur akuza për tentativat për të penguar publikimin e këtij skandali, duke pretenduar se persona me ndikim janë përpjekur të mbyllin çështjen përpara se ajo të bëhej publike.

Reagimi i gazetarit:

Sapo pashë një material investigativ të publikuar nga emisioni “Stop”, ku kolegu Genci Angjellari dhe drejtuesi i emisionit Saimir Kodra, i paraqitën shqiptarëve Këshillin e Lartë të Burdellit.

Një duartrokitje profesionale për guximin dhe trajtimin me kurajo të rastit.

Megjithëse si gazetar hulumtues mbi çeshtjet e prokurorisë, ndjej xhelozi profesionale që një skandal të tillë nuk arritëm ta zbulojmë ne gazetarët e derës së SPAK.

E marr me mend se sa shumë ndërhyrje, oferta, intimidime dhe presione, mund të keni pasur gjatë përgatitjes me korektësi të këtij materiali.

Por në materialin që ju publikuat dhe ja treguar shqiptarëve, tregoi qartë se cënimi i besimit të publikut, (që këta gjoja e kanë me shumë merak), jo vetëm që u shkel dhe u nëpërkëmb, por në këtë rast u përdhunua nga zyrat e shtetit, nga zyrat e kupolës së drejtimit të Prokurorisë Shqiptare, aty ku emërohen dhe shkarkohen prokurorë, aty ku zgjidhet kreu i SPAK, aty ku bëhen politika penale dhe konstruktive mbi qasjen e sistemit të drejtësisë me qytetarin, e pordhë me rrigon nga këto.

Materiali tregoi se media nuk kishte për qëllim ndryshimin e perceptimit të publikut për organet e pseudo drejtësisë së re, (siç e kanë zakon të thonë këta) por dhënien e një të vërtete ulëritëse.

Një të vërtete, që siç mësova më vonë, shumë persona u përpoqën ta mbyllin, duke u impenjuar maç, e muç, e deri tek “Ajka e Drejtesisë”, që po lufton krimin dhe korrupsionin.

Anëtari i KLP-së, donte të ndërzehej në zyrë me qyetaren ankuese. Madje kërkonte pranga, kamzhikë dhe Viagra, se ashtu e kishte zakon që nga koha e vjetër edhe me një punonjëse burgu të Korçës, të cilës ja mbylli dosjen.

Një situatë apokaliptike në drejtësi. Dhe të mendosh se kush emëron nivelin më të lartë të prokurorëve. Disave u zë e mira sytë dhe nuk e dinë çfarë bëjnë.

Ja kjo është historia dhe e vërteta që organet e drejtësisë në Shqipëri, janë kthyer në “ishuj privatë” të X-it, Ypsilonit, Enverit dhe Ramizit, dhe këta individë mendojnë se bëjnë gjithçka me jetën e njerëzve.

Kjo është prova që tashmë organet e Drejtësisë të meren me organet e anëtarit të KLP-së Olger Eminaj, pasi praktikat ligjore i kanë të qartë që nga gjyqtari i Fierit, Roland Hysi, Guximtar ?oçin, e deri tek Safet Gjici.

Tashmë, SPAK ndodhet në dilemën e madhe nëse do arijë të vendosi masë sigurimi për anëtarin e KLP-së në ditët në vijim apo jo?

Tags: antari i Këshillit të Lartë të ProkurorisëOlger Eminaj
Previous Post

Dështon drafti i 2025, qeveria rishikon çmimet e referencës në gjithë vendin

Next Post

Nafta deri në 217 lekë/litri, Shoqatat e Transportit: Na jepni kompesim që mos të rrisim çmimin e biletës

Next Post
Nafta deri në 217 lekë/litri, Shoqatat e Transportit: Na jepni kompesim që mos të rrisim çmimin e biletës

Nafta deri në 217 lekë/litri, Shoqatat e Transportit: Na jepni kompesim që mos të rrisim çmimin e biletës

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Denoncimi/ Eltar Deda, drejtori i Albpetrol pastron paratë me rrjet fast-foodesh?!

Denoncimi/ Eltar Deda, drejtori i Albpetrol pastron paratë me rrjet fast-foodesh?!

March 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

October 29, 2026
Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përplasen katër automjete

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përplasen katër automjete

October 29, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al