Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

BIRN: ‘Lëshim pa duar’, PS nuk gjen konsensus për ligjin e basteve sportive

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
BIRN: ‘Lëshim pa duar’, PS nuk gjen konsensus për ligjin e basteve sportive
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi të enjten pa rezultat ndryshimet e ligjit “Për lojërat e fatit”, që parashikon rikthimin e tyre online pesë vite pasi qeveria “Rama” i mbylli ato me ligj.

Në një mbledhje online me praninë vetëm të deputetëve të mazhorancës nuk u arrit një konsensus për ndryshimet e reja të propozuara për draftin e qeverisë nga kryetari i komisionit, Eduart Shalsi.

Që në nisje, Shalsi pranoi se këto ndryshime nuk e zgjidhin sfidën e menaxhimit të këtij tregu, duke i kërkuar Ministrisë së Financave që të hartojë një ligj të ri më të plotë.

Propozimi i parë lidhej me mënyrën e organizimit të garës duke vendosur dhe një tarifë ekstra për kompanitë fituese të licencave për organizimin e këtyre lojërave.

“Meqënëse licenca do të jetë 10 vjet, gara të organizohet në dy faza, konkurim fillestar me plotësim bazik të dokumenteve ligjore dhe faza e dytë të ketë një komponent financiar,” tha Shalsi, duke sqaruar që kriteri të jetë “kush investon më shumë” me idenë e një ankandi dysheme.

Propozimi i dytë lidhej me ndërtimin e një sistemi tek i cili do të lënë gjurmë të gjitha transaksionet që do të ndodhin në kompanitë e lojërave online dhe basteve sportive.

“Ka një koncesion që do mbetet në fuqi, por sugjerohet që ky lloj sistemi përfshirë edhe monitorimin të jetë i monitoruar në real time në një rekord,” shtoi ai.

Ai pranoi se në komision kishin ardhur propozime të shumta dhe një ndër to ishte kërkesa nga ish-kompanitë e basteve që të mos jetë kusht skualifikues aktiviteti në 3 vende të huaja, por një minimum vitesh në këtë fushë. Kjo kërkesa nuk u pranua dhe Shalsi sqaroi se komisioni do t’i qëndrojë përcaktimit të kriterit që kompania të ketë përvojë jo më pak se 3 vjet në këtë fushë në 3 vendet e OECD-së.

Sipas tij, do të duhet të përcaktohet sipas legjislacionit vendas edhe përqindja e aksioneve që do të ketë aksioneri i huaj, që është si një kriter tjetër kufizues.

Deputeti Erion Braçe, i cili e ka kundërshtuar këtë projektligj që në nisje, kundërshtoi edhe propozimet e reja duke thënë se, -“ajo që propozohet është ta lëshojmë pa duar fare, ta përhapim kudo”.

“Duam ta legalizojmë dhe kontrollojmë apo vetëm po e legalizojmë dhe ta lëmë të lirë”?  pyeti Braçe duke konstatuar se ligji s’ka masa për ta kontrolluar.  Braçe propozoi që platforma e basteve online të jetë në pronësi të shtetit dhe monopol, si e vetmja mënyrë për të kontrolluar aktivitetin e paligjshëm.

Edhe deputetë të tjerë socialistë kritikuan projektin e qeverisë dhe vijuan të këmbëngulin që tatimi mbi kompanitë që do të licensohen është zero, duke vënë në pikëpyetje përfitimin e shtetit.

“S’mund të paguajnë tatime më pak se ata që ushtrojnë aktivitet tregtar,” tha Alban Xhelili duke e cilësuar tatimin e parashikuar “jo të drejtë”.

Ai po ashtu foli për rriskun e manipulimit, duke iu referuar dhe konsultimeve me përfaqësues të kompanive të basteve. Sipas Xhelilit, këto mungesë garancie në platformat e tyre mund të çojnë në evazion, por edhe në elementë të pastrimit të parave.

Edhe deputetja Pranvera Resulaj kërkoi tatim më të lartë për kompanitë e basteve.

Pas debateve, Shalsi pranoi se formalizim 100 përqind të tregut nuk mund të pretendohej, por të paktën ndryshimet synojnë legalizimin e tregut ilegal që është aktualisht.

Opozita e ka kundërshtuar gjithashtu fort këtë draft-ligj të qeverisë. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku i tha BIRN se edhe ndryshimet e reja që propozohen mbi këtë draft nuk ndryshojnë perceptimin se ai është një “ligj klientelist”.

“Qeveria vazhdon traditën e ligjeve me porosi dhe klienteliste,” tha Tabaku duke i cilësuar ndryshimet si “favorizim i një pakice, ndëshkim i shumicës dhe duke thelluar pabarazinë si në kuptimin e taksimit të këtyre bizneseve, ashtu dhe në vendosjen e rregullave”.

“Ende nuk ka qartësi se si do operohet me kompanitë e huaja që duhet të jenë ortake me ato shqiptare,” theksoi ajo, duke shtuar se, “këto paqartësi krijojnë probleme serioze, duke pasur parasysh se shumica e kontratave që SPAK po i provon si korruptive dhe i ka hetuar i kanë pasur kompani të huaja”.

Previous Post

Arrestohen shqiptarët në Britani për kanabis, nuk do ta besoni ku i kishin mbjellë

Next Post

Plagosje në Shkodër, plumbi qorr godit banorin, përfundon në spital

Next Post
Plagosje në Shkodër, plumbi qorr godit banorin, përfundon në spital

Plagosje në Shkodër, plumbi qorr godit banorin, përfundon në spital

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al