Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bie alibia e Ramës/ Lind fenomeni i turizmit të protestës në Shqipëri

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Bie alibia e Ramës/ Lind fenomeni i turizmit të protestës në Shqipëri
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Namrata Samra, një vajzë nga India rezervoi Shqipërinë për Alpet, por u largua duke promovuar një protestë shqiptare para qindra mijë njerëzve. Në ekonominë e algoritmeve, edhe protestat mund të bëhen atraksione turistike…

A mund të bëhet një protestë destinacion turistik? Nëse do t’ia bëje këtë pyetje një operatori turistik dhjetë vjet më parë, me shumë gjasa do të qeshte.

Protestat largojnë turistët. Kjo është një nga rregullat më të vjetra të industrisë së udhëtimeve. Ato prodhojnë pasiguri, anulime rezervimesh dhe imazhe që ministritë e turizmit përpiqen t’i shmangin me çdo kusht.

Por epoka e TikTok-ut po ndryshon edhe këtë logjikë. Në një internet ku algoritmet shpërblejnë ngjarjet autentike dhe jo fotografitë perfekte, protestat kanë filluar të prodhojnë një formë të re të kuriozitetit turistik.

Nuk është rastësi që studiuesit e quajnë tashmë ‘protest tourism’. Deri dje fenomeni lidhej me Hong Kongun, Parisin, Barcelonën apo Beogradin. Sot, për herë të parë, gjurmët e tij po shfaqen edhe në Shqipëri.

Namrata Sarma nuk erdhi nga India për të protestuar. Ajo erdhi për të ecur në Alpet Shqiptare. Në telefon kishte ruajtur fotografi të Thethit, të liqenit të Bovillës dhe të shtigjeve malore.

Tirana ishte planifikuar vetëm si një ndalesë dyditore përpara se të vazhdonte aventurën. Por algoritmi kishte plane të tjera. Para se avioni të ulej në Rinas, Instagram-i dhe TikTok-u i kishin servirur një tjetër Shqipëri. Video të njerëzve që marshonin natën me flamingo rozë, pankarta dhe mijëra drita telefoni. Ajo nuk e dinte se disa ditë më vonë do të bëhej pjesë e atyre videove.

Kur doli pas darkës pranë sheshit “Skënderbej”, ora ishte rreth dhjetë e mbrëmjes. Fillimisht mendoi se po kalonte rastësisht pranë një proteste. Më pas kuptoi se ishte futur në mes të saj. “Qyteti dukej sikur ishte bërë një zë i vetëm”, kujton ajo. “Dëgjoheshin boritë, thirrjet, flamujt. Kishte të rinj, të moshuar, familje të tëra.”

Kjo nuk është më vetëm një histori personale. Është mënyra se si funksionon turizmi në vitin 2026. Protestat kanë marrë vëmendje të gjerë ndërkombëtare. Ato janë pasqyruar nga media si Financial Times, The Guardian, Al Jazeera dhe Vanity Fair, e shumë të tjera.

Në rrjetet sociale, videot nga protestat po qarkullojnë me miliona shikime. Vetëm një video e publikuar nga një turist amerikan në Instagram, ku ai shfaqet duke buzëqeshur mes protestuesve në Tiranë, arriti mbi 280 mijë shikime brenda pak orësh.

Gabriel Bolling, një 22-vjeçar nga Florida, i cili erdhi në Shqipëri në një udhëtim të planifikuar për të zbuluar vendin, por e pa veten të përfshirë nga entuziasmi i të rinjve shqiptarë që marshonin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe anulimin e një projekti masiv turistik në lagunën e mbrojtur të Nartës.

Në TikTok dhe Instagram janë shfaqur dhjetëra video të turistëve që filmojnë marshimet, pankartat dhe atmosferën festive të protestave.

Ndryshe nga imazhi klasik i demonstratave të tensionuara, protestat shqiptare po prezantohen si tubime familjare ku marrin pjesë të rinj, fëmijë dhe të moshuar. Në disa postime në Instagram u drejtohet drejtpërdrejt turistëve me mesazhin:

“Mos u shqetësoni, protestat janë paqësore”. Kjo ka krijuar një kontrast interesant. Ndërsa protestuesit synojnë të ndalin një projekt turistik, vetë protestat po gjenerojnë një lloj tjetër turizmi

Nuk ka ende statistika që tregojnë sa persona kanë prenotuar një udhëtim drejt Shqipërisë vetëm për të marrë pjesë në protestë. Por në Instagram dhe TikTok po shtohen postimet e turistëve që tregojnë se protesta është bërë pjesë e eksperiencës së tyre në Tiranë.

Disa thonë se u gjendën rastësisht mes marshimeve, të tjerë publikojnë video nga protestat për miliona ndjekës, ndërsa diaspora po organizon udhëtime të posaçme për t’iu bashkuar lëvizjes.

Në fakt, Tirana po përjeton diçka të ngjashme me atë që qytete të tjera europiane kanë parë vitet e fundit. Turistët modernë nuk kërkojnë vetëm monumente apo plazhe. Ata kërkojnë histori.

Kërkojnë ngjarje që mund t’i tregojnë në rrjetet sociale. Një protestë masive, me flamingo rozë si simbol, me pankarta kreative dhe me mijëra pjesëmarrës krijon pikërisht atë lloj përmbajtjeje që algoritmet e TikTok-ut e shpërndajnë me shpejtësi.

“Unë nuk mund ta shihja vetëm si spektakël”, thotë turistja indiane për “Monitor”. Ajo thotë se në Indi protestat i kujtojnë barrikadat, topat e ujit dhe frikën. Në Tiranë ndjeu të kundërtën. “Nuk kam qenë kurrë në një protestë ku të ndihesha kaq e sigurt.”

Ndoshta kjo nuk do të matet kurrë në statistikat e INSTAT-it. Askush nuk regjistron sa turistë zgjasin qëndrimin sepse hasën një protestë, sa video prodhojnë, sa rezervime frymëzojnë apo sa herë algoritmi i TikTok-ut e kthen një marshim qytetar në reklamë falas për një destinacion.

Por historia e Namratës dhe shumë turistëve si ajo, tregon se turizmi modern po ndryshon. /Monitor

Tags: edi ramaprotesteturizem
Previous Post

Jo vetëm studentët e Akademisë së Sigurisë, kompania SORI-AL furnizon me ushqim edhe spitalet: A ka rrezik?

Next Post

‘Përvëlohet’ Shqipëria, parashikohen temperatura deri në 40 gradë

Next Post
‘Përvëlohet’ Shqipëria, parashikohen temperatura deri në 40 gradë

‘Përvëlohet’ Shqipëria, parashikohen temperatura deri në 40 gradë

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç
BOTË

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

by Redaktor Redaktor
July 22, 2026
0

Franca është vendi i parë në Bashkimin Evropian që ka miratuar një ligj për kufizimin e aksesit në rrjetet sociale...

Read moreDetails
Shqipëria shpall “non grata” politikanin maqedonas dhe teologun Bekir Halimin

Shqipëria shpall “non grata” politikanin maqedonas dhe teologun Bekir Halimin

August 4, 2026
Projekti “Smart City”/ BIRN: Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!

Projekti “Smart City”/ BIRN: Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!

August 6, 2026
“Jam i papunë”, por zgjedh hotelin 1100 euro nata, sa 2 muaj rrogë e ish-vartësve të tij/ Alibia e ish-zyrtarit të Policisë, Ulian Shpataraku pas sherrit në Dhërmi

“Jam i papunë”, por zgjedh hotelin 1100 euro nata, sa 2 muaj rrogë e ish-vartësve të tij/ Alibia e ish-zyrtarit të Policisë, Ulian Shpataraku pas sherrit në Dhërmi

August 8, 2026
Tragjedi në Shëngjin, ndërrojnë jetë dy të rinj, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Vdekja e shtetases gjermane në Palasë, reagon Policia

August 5, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Si po fiton qeveria nga rënia e euros; Pesha e borxhit në valutë,në nivelin më të ulët të dekadës

Si po fiton qeveria nga rënia e euros; Pesha e borxhit në valutë,në nivelin më të ulët të dekadës

August 11, 2026
13-fish më shumë? Propaganda me buxhetin e emergjencave civile

13-fish më shumë? Propaganda me buxhetin e emergjencave civile

August 11, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al