Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet 70 herë mbi mesataren e BE-së

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in Ekonomi
0
Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet 70 herë mbi mesataren e BE-së
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse në Farkë rreth 3 vite më parë toka bujqësore shitej me çmim 50 euro për metër katror, aktualisht çmimi ka arritur nga 70 euro deri në 100 euro për metër katror.

Sipas të dhënave nga tregu, çmimi i tokës është dyfishuar. Në rrethina të tjera të Tiranës, sipas agjentëve imobiliarë, si fshati Mullet apo Ndroq çmimi i tokës bujqësore është mbi 50 euro për metër katror.

Nëse do të blihet 1 hektar (ha) tokë këto në këto zona, vlera do të kushtojë nga 500 mijë deri 700 mijë euro deri në 1 milion euro vlera maksimale në Farkë.

Sipas Stela Dhami nga “Colliers International Albania” rritja e ndjeshme të çmimet të tokës bujqësore është sepse shumica e saj shfrytëzohet për ndërtim, dhe madje nuk ka më hapësira të gjelbra të lira në këto zona. Zonja Dhami nënvizon se edhe vetë pronarët nuk janë të interesuar të ulin çmimin e shitjes së tokës bujqësore, dhe shumë prej tyre preferojnë ta menaxhojnë në mënyrë “të zgjuar” tokën bujqësore.

Krahasuar me vendet e Bashkimit Europian çmimet e tokës bujqësore në rrethinat e Tiranës kushtojnë shumë herë më shtrenjtë.

Në vendet e BE-së, sipas të dhënave të Eurostat, çmimi mesatar i tokës bujqësore për vitin 2024 arriti 15,224 euro për ha apo rreth 1.5 euro për metër katror. Krahasuar me 2023 çmimi i shitjes për tokën bujqësore në BE u rrit 6.1% (nga 1.4 euro për metër katror arriti në 1.5 euro për metër katror).

Sipas të dhënave të disponueshme, shtetet me çmimin më të lartë mesatar për 1 hektar tokë bujqësore është Malta me 201,263 euro, pasuar nga Holanda me 96,608 euro dhe Portugalia me 76,556 euro. Ndërkaq, çmimet më të ulëta janë regjistruar në Letoni (4,825 euro), Lituani (5,590 euro) dhe Sllovaki (5,823 euro).

Referuar tabelave të detajuara publikuar nga Eurostat, pas Maltës, një ndër zonat më të shtrenjta për tokën bujqësore është Flevoland të Hollandës. Çmimi i tokës bujqësore në këtë zonë në 2024 arriti 187 mijë euro për hektar.

Flevoland është zona kryesore bujqësore me tokë të re, shumë pjellore dhe të shtruar afër detit dhe kjo e bën çmimin e tokës atje shumë të lartë krahasuar me pjesën tjetër të Hollandës.

Çmimi të larta shitjeje, ofrohen edhe në ishujt Kanarias të Spanjës çmimi ka arritur 148 mijë euro për ha, sipas të dhënave të Eurostat për 2024.

Në vendet e rajonit çmimet e tokës bujqësore janë më të ulëta. Në Selanik të Greqisë çmimi i tokës bujqësore është 14,600 euro për ha apo rreth 1.5 euro për metër katror. /Monitor

Previous Post

Stresi termik ul prodhimin e qumështit me 25%, çfarë rekomandojnë ekspertët

Next Post

SPAK mbyll parashtrimet në seancën paraprake ndaj Metës dhe Kryemadhit

Next Post
SPAK mbyll parashtrimet në seancën paraprake ndaj Metës dhe Kryemadhit

SPAK mbyll parashtrimet në seancën paraprake ndaj Metës dhe Kryemadhit

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

September 9, 2026
Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al