Saturday, October 31, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha pas protestës së 22 marsit: Beteja jonë do të njohë vetëm ngjitje

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Berisha pas protestës së 22 marsit: Beteja jonë do të njohë vetëm ngjitje
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët, deklaroi se beteja e opozitës do të vijojë pa ndërprerje dhe do të përfshijë të gjithë vendin, pas protestës së zhvilluar më 22 mars në Tiranë.

Berisha e cilësoi protestën si një nga reagimet më të fuqishme qytetare, duke theksuar se qytetarët “nderuan në mënyrën më madhështore, solemne dhe dinjitoze ditën e parë të demokracisë”.

Sipas tij, demonstrata përfaqësoi revoltën dhe zemërimin e një kombi të tërë në kushtet që ai i quan “narkodiktaturë” dhe “autokraci elektorale”.

Ai u shpreh se kjo ishte një nga kryengritjet paqësore më të forta të shqiptarëve në rrugët e kryeqytetit, ndërsa theksoi se mesazhi i protestës është i qartë: “nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet në kushtet e sundimit aktual”.

Berisha paralajmëroi se aksioni opozitar do të vijojë në rritje deri në largimin e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, të cilën e akuzoi si “organizatë kriminale”.

PJESE NGA DEKLARATA

Qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë nderuan në mënyrën më madhështore, më solemne, më dinjitoze 22 marsin, ditën e parë të demokracisë me demonstratën e tyre të fuqishme në kushtet e një narkodiktature, autokracie elektorale apo diktaturë autoritare, shqiptarët treguan dje se janë të pamposhtur nga kjo narkodiktaturë.
Mendoj se me protestën e tyre përfaqësuan revoltën, zemërimin e një kombi të tërë.
Kurrë ndonjëherë më e fuqishme kryengritja paqësore e shqiptarëve se sa dje nuk ka qenë në rrugët e Tiranës.
Mesazhi është i qartë, në Shqipëri në kushtet e autokracisë të sundimit të Edi Ramës, nuk ka dhe nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet.
Beteja jonë do të njohë vetëm ngjitje.
Ajo do përfshijë të gjithë Shqipërinë dhe do jetë e pandërprerë gjer në largimin përfundimtar të kësaj organizate kriminale me në krye Edi Ramën.
Ndaj dhe unë kam një mirënjohje të pakufishme për të gjithë ata dhjetëra mijëra qytetarë që mbushën dje rrugët dhe bulevardet e Tiranës dhe protestuan në mënyrë dinjitoze.
Shprehën zemërimin e tyre ndaj këtij regjimi.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Previous Post

Bolino e ‘fluturoi’ me një telefonatë, deklarata që i kushtoi Babaramos vendin e punës

Next Post

90 padi ndaj IKMT në 4 vite për largime nga puna, mbi 14 milionë lekë të paguara dhe të tjera në pritje

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pretendime për dhunë ndaj Ergys Agasit në burgun e Fierit

Pretendime për dhunë ndaj Ergys Agasit në burgun e Fierit

October 30, 2026
Zyrtarët europianë reagojnë për protestat në Shqipëri: Institucionet duhet të dëgjojnë qytetarët

Zyrtarët europianë reagojnë për protestat në Shqipëri: Institucionet duhet të dëgjojnë qytetarët

October 30, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al