Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha: Duke sulmuar Kushtetuesen, Rama po fakton se është hajduti kryesor i aferës së Llogarasë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Berisha: Duke sulmuar Kushtetuesen, Rama po fakton se është hajduti kryesor i aferës së Llogarasë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryedemokrati  Sali Berisha, nga foltorja para Kryeministrisë, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po sulmon Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur veten dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku, tashmë nën hetim për aferën e tunelit të Llogarasë.

Berisha deklaroi se dokumentet e SPAK që flasin për një dëm prej 50 milionë eurosh “kanë zhveshur lakuriq hajdutin më të madh të të gjitha kohërave”, duke pretenduar se Rama po e mbron Ballukun, sepse “urdhrat dhe përfitimet kanë qenë të përbashkëta”.

Sipas tij, deklaratat e kryeministrit kundër Kushtetueses për pezullimin e Ballukut janë “prova më e qartë se ai është përgjegjësi kryesor i aferës”. Berisha shtoi se Rama “i tregon bërrylin drejtësisë” dhe po përpiqet të bllokojë çdo hetim që prek qeverinë.

Pjese nga deklarata

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, opozitareve dhe opozitarëve në këtë shesh që ne e kemi pagëzuar Sheshin e Lirisë.

Në këtë shesh, i cili është sheshi i misionit të madh, të burrave dhe grave, djemve dhe vajzave guximtarë për të përzënë nga pallatet e krimti një bandë, e cila është zhytur në krim, në vjedhje, ndër më të rëndat në historinë e këtij kombi.

Miq, në ekzistencën tonë të gjatë ne kemi njohur shumë pushtime, kemi njohur diktatura dhe mynxyra, por kurrë ndonjëherë nuk kemi shkuar brenda 10 viteve 100 vite mbrapa siç kemi shkuar këto vite.

Kurrë ndonjëherë nuk kemi humbur ne mbi 45 përqind të materies kombëtare siç kemi humbur këto 10 vite.

Asnjëherë nuk jemi varfëruar më shpejt se këto 10 vite.

Asnjëherë nuk ka pasur një klikë, një grup kaq antishqiptar në çdo aspekt sa ç’kemi sot.

Ne jemi dëshmitarë këto ditë të një krize ndër më të paimagjinueshmet.

Një krize, e cila zhveshi lakuriq para shqiptarëve hajdutin më të madh të kombit shqiptar të të gjitha kohërave, Edi Ramën.

U desh akuza e bazuar në dokumente zyrtare të vjedhjes së 50 milionë euro nga zëvendëskryeministrja, për të bërë që Edi Rama t’u thotë shqiptarëve se hajduti jam unë, se paratë i kam marrë unë dhe se drejtësisë i tregoj bërrylin dhe nuk e lejoj të veprojë.

Nuk ka ndodhur kurrë kjo, as mbret, as perandor, as diktator, as kryeministër, që t’i lejojë vetes një akt të tillë.

Cilido do kishte vetëm një rrugë, largimin e menjëhershëm. Por nuk e largon dot se paratë i ka marrë ai, se vjedhja është bërë me urdhër të tij, se paratë i kanë ndarë së bashku dhe se kjo është vetëm një sasi e vogël e tyre.

Edi Rama ka dy ditë që ka humbur çdo gjë dhe në një përçartje të neveritshme del merr në mbrojtje haptas, po mbroj ministren, nuk po mbroj Lubinë.

Po mbroj kryeministrin, nuk po mbroj Edvinin.

Po të dy jeni hajdutë mor, ku ka hajdutë si ju.

Po ti atë që bën kundër Gjykatës Kushtetuese, fakton se ti je hajduti kryesor i kësaj afere.

Pra, le t’u drejtohemi bashkë shqiptarëve, çfarë do bëjmë ne të dashur qytetarë, të dashur bashkëatdhetare kudo që jeni?

Do pranojmë ne të vazhdojmë të vidhemi nga një kusar që nuk ka asnjë normë morale, që kërkon të bllokojë edhe vendimin e gjykatës, apo nuk do i ndahemi atij gjer ditën e fundit të largimit nga pushteti.

E dyta është misioni ynë.

Previous Post

Atentatet e nëntorit/ Softa: Situata në Shqipëri shqetësuese! Vrasjet e njëjta dhe pa autorë

Next Post

Zemra po “lë” edhe të rinjtë, rriten rastet e arresteve kardiake

Next Post
Zemra po “lë” edhe të rinjtë, rriten rastet e arresteve kardiake

Zemra po “lë” edhe të rinjtë, rriten rastet e arresteve kardiake

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Stuhi të forta përfshijnë vendin në fundjavë, ja zonat më të rrezikuara

Stuhi të forta përfshijnë vendin në fundjavë, ja zonat më të rrezikuara

July 22, 2026
Furgoni përplaset me zetorin në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur /EMRI

Furgoni përplaset me zetorin në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur /EMRI

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al