Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bankers organizatë kriminale / Koncesionari i naftës nga Ishujt Kajman del si biznes i vogël në letra, në 2022 dhe 2023 fitoi vetëm 110 mijë euro, mashtrim me bilancet për të mospaguar taksa, 20 vjet vjedhje e pasurisë nëntokësore të shqiptarëve

Editor by Editor
June 17, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Bankers organizatë kriminale / Koncesionari i naftës nga Ishujt Kajman del si biznes i vogël në letra, në 2022 dhe 2023 fitoi vetëm 110 mijë euro, mashtrim me bilancet për të mospaguar taksa, 20 vjet vjedhje e pasurisë nëntokësore të shqiptarëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prej disa muajsh qeveria po tenton të zbatojë vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit në Paris, për t’i vjelë kompanisë koncesionare “Bankers” plot 236 milionë dollarë. Janë bërë disa përpjekje për zbatim, por vetëm ditët e fundit është hapur një tender për të përkthyer vendimin në fjalë.

VoxNews publikoi dokumentet e këtij tenderi nga AKBN-ja, e cila ka ngritur një grup pune për “zbërthimin” e vendimit, për të dalë më pas sa detyrime ka për t’i paguar koncesionari që shfrytëzon prej 20 vitesh vendburimin e naftës Patos – Marinëz, i cili përbën mbi 90 % të rezervave që shfrytëzohen.

Prej shumë kohësh, mes firmës që operon sipas ligjeve offshore të Ishujve Kajman dhe qeverisë shqiptare ka një konflikt, ku firma ka rritur ndjeshëm shpenzimet, me qëllim që të mos paguajë taksa dhe detyrime. Madje, kompania ka dalë me humbje, pasi ka rritur rrogat e drejtuesve dhe shpenzimet të pajustifikuara, konflikt i cili shkoi edhe në Arbitrazh.

Si qeveria ashtu edhe Bankers pretenduan se konflikti është i viteve 2011 deri në 2016, por me ndryshimin e pronarëve situata ka ndryshuar.

Faksimile: Bilanci i Bankers në vitin 2022, ku rezulton me një fitim prej 7 milionë lekësh

Por, a ka ndryshuar situata në vitet e fundit?! VoxNews ka analizuar bilancet e Bankers në vitet e fundit, ku firma ka dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit pasqyrat financiare deri në vitin 2023. Dokumenti i mësipërm është një vendim i drejtuesve të shoqërisë “Bankers Petrolium Albania LTD”.

“Në përfundim të kësaj mbledhje u vendos miratimi i pasqyrave financiare të degës të Shqipërisë për vitin ushtrimor të mbyllur më datë 31 dhjetor 2022, të audituara nga auditues i pavarur, me një fitim të ushtrimit prej 7.043.821 lekë” thuhet në këtë dokument.

Një fitim tepër minimal, duke marrë parasysh xhirimin e qindra milionë eurove në vit nga firma.

“Këtij vendimi i bashkëngjiten si një pjesë e tij dhe një kopje e pasqyrave. Ngarkohet z. Huanqin Xiao si administrator i degës në Shqopëri për publikimin e disponimin e këtij vendimi” thuhet në këtë dokument.

Nisur nga fitimi tepër i ulët, me të drejtë lindin disa pyetje;

A janë reale?

Nëse një firmë kaq e madhe ka këtë fitim, përse e vijon koncesionin?

Ku shkojnë miliona eurot që xhiron?

A mos vallë po ndiqet e njëjta skemë si ajo e viteve më parë, për të mos paguar tatime dhe divident?!

Faksimile: Bilanci i Bankers në vitin 2023, ku rezulton me një fitim prej 4.1 milionë lekësh

VoxNews vijoi të shfletojë bilancet e firmës koncesionare, ku edhe për vitin 2023 ka deklaruar një fitim tepër minimal. Ja se çfarë thuhet në këtë dokument; “Vendim i drejtuesve të Bankers, ku më datë 31 korrik 2024 u vendos miratimi i pasqyrave për vitin ushtrimor të mbyllur më datë 31 dhjetor 2023, me një fitim të ushtrimit prej 4.117.947 lekë”.

Pra, për 2 vite kompania koncesionare fitoi rreth 110 mijë euro, ose sa një biznes i vogël. Të jenë të ardhura reale?

Në vitin 2023, firma ka bërë një raport të ecurisë ku rezulton se shoqëria mëmë Bankers vepron sipas ligjeve të Ushujve Kajman.

Marrëveshja e Patos-Marinzës u bë efektive në mars 2004 dhe ka një afat 25 vjeçar me opsionin për t’u zgjatur dhe për pesë vite të tjera, me zgjedhjen e shoqërisë mëmë, pas miratimit të qeverisë dhe organeve rregullatorë.

Faksimile: Në dokumentet shoqëruese rezulton se Bankers xhiron qindra miliona USD

Por, ndryshe nga fitimi që është minimal, Bankers xhiron qindra milionë USD. Sipas dokumenteve, numri i puseve aktiv në fund të vitit 2023 ishte 580.

“Shpenzimet kapitale në 2023 u rriten në vlerën 53 milionë USD, krahasuar me 39 milionë USD të vitit 2022. Fokusi për vitin 2023, është shpimi i puseve të reja, ku dhe janë shpenzuar rreth 24 milionw $, riaktivizimi i puseve dhe projekti termal.

Shitjet arritën vlerën mesatare prej 9,095 fuçi në ditë, 1% më pak krahasuar me vitin paraardhës. Të ardhurat neto nga shitjet (duke përjashtuar holluesin si element përbërës i produktit përfundimtar) për 2022 ishin 218 milionë USD krahasuar me 285 milionë USD të parashikuara në Buxhet. Shpenzimet operative për këtë vit ishin 67 milionë USD” thuhet në këtë dokument.

Tags: Bankers
Previous Post

Rakip Suli në gjurmët e Veliajt dhe Ramës/ Kamza nën pushtetin e betonit

Next Post

Dokumentet / Tan Agolli skemë korrupsioni me Çim Fushën e Bashkim Ulajn, u dha tendera në këmbim të pronave për djalin e gruan, kreu i FSHZH ish punonjës i Ulajt

Next Post
Dokumentet / Tan Agolli skemë korrupsioni me Çim Fushën e Bashkim Ulajn, u dha tendera në këmbim të pronave për djalin e gruan, kreu i FSHZH ish punonjës i Ulajt

Dokumentet / Tan Agolli skemë korrupsioni me Çim Fushën e Bashkim Ulajn, u dha tendera në këmbim të pronave për djalin e gruan, kreu i FSHZH ish punonjës i Ulajt

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

June 14, 2025
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

June 10, 2025
Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

June 14, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Shqetësim serioz”/ BE dënon sulmet e Edi Ramës ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

“Shqetësim serioz”/ BE dënon sulmet e Edi Ramës ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

June 17, 2025
Komisioni Evropian propozon ndalimin e plotë të importit të gazit rus

Komisioni Evropian propozon ndalimin e plotë të importit të gazit rus

June 17, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al