Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Balla përplaset ashpër me Dumën për Ballukun

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Balla përplaset ashpër me Dumën për Ballukun
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Taulant Balla ka replikuar me Grida Dumën mbrëmjen e kësaj të hëne në lidhje me refuzimin e kërkesës së SPAK nga pala socialiste për imunitetin dhe arrestimin e Belinda Ballukut.

Në një lidhje direkte për “Top Story” me Grida Dumën, Taulant Balla tha se vendimi i PS ishte i duhur pasi çdo person prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Sipas tij, vepra penale për të cilën akuzohet Balluku mund edhe të mos përfundojë me dënim me burg.

Ndërkohë, Duma e pyeti Ballën nëse dështoi reforma në drejtësi, pyetje që socialisti nuk e ka pritur mirë, ndërsa është përgjigjur se ‘mos ja qajë hallin PS-së, pasi vendimi nuk e prek hetimin nga SPAK.

Pjesë nga diskutimi në “Top Story”

Balla: Dëshira e shumë njerëzve është që reforma në drejtësi të dështojë, por shumica, mes tyre edhe PS, duan që reforma të thellojë suksesin e vet. Ajo që kemi bërë publike sot është një vendim i duhur, në momentin e duhur sa i përket respektimit të normës kushtetuese. Zonja Duma, në Republikën e Shqipërisë nuk ka imunitet për askënd. Jemi ndër të pakta vende që e kemi këtë, duhet ta themi që vendet anëtare të BE, në pjesën më të madhe.

Duma: Po fyen inteligjencën.

Balla: Nuk ofendoj inteligjencën e askujt. Kam respekt për ju si gazetare…

Duma: Për ty nuk kam asnjë politikan, po gënjen përtej masës së politikanit normal.

Balla: Nuk ka imunitet për politikanët, për deputetët.

Duma: E çfarë votuat ju, kush e mbron nga arresti zonjën Balluku?

Balla: Mos përfito nga rasti që je nga studio.

Duma: Të kishe ardhur, e kishe ftesën.

Balla: A mund ta vazhdoj arsyetimin? Duhet sqaruar ky moment. Para 3-4 ditësh në parlamentin çek u votua një kërkesë për heqjen e imunitetit të kryeministrit për hetim. Mund të hetohet vetëm nëse nuk do zgjidhet përsëri. Në rastin e koleges Balluku, hetimi nuk preket nga mosdhënia e autorizimit.

Duma: Nuk keni trajtuar sot këtë, keni trajtuar a do t’i jepni të drejtën SPAK.

Balla: Unë po të sqaroj. Më kishte marrë malli të të kisha përballë se e ke lënë dobët grupin.

Duma: Unë jam individi që kam përgjegjësinë për një audiencë më të madhe.

Balla: PS, mos ia qaj hallin ti.

Duma: Mos u shqetëso që po të them do mbash përgjegjësinë.

Balla: Akuza për të cilën, në fund të një procesi, nuk është vepër penale që mund të dënohesh me burg, mund të dënohesh edhe në forma të tjera. Ka një praktikë të konsoliduar në të gjitha rastet. Nuk e di çfarë ka ndodhur, pse SPAK ka kërkuar autorizim për arrestin.

Duma: Këtë leje po diskutojmë.

Balla: Prokuroria është në të drejtën e vet të bëjë hetimin dhe vlerësojmë që kjo kërkesë nuk është bazuar në prova që Balluku po prish prova. Nuk ka asnjë rrezik që mund të arratiset, ka treguar korrektësi dhe mbi të gjitha ajo që kemi thënë sot është i njëjti mesazh që kemi thënë gjithmonë. Balluku betejën do e bëjë vetë me avokatët e vet. Pse PS po mban qëndrim ndryshe? Është hera e parë që gjendemi para një vendimi të tillë për një vepër që mund të mos dënohet me arrest. Akuza duhet të hetohet, por nuk përbën një akuzë të rëndë.

Duma: Pra a mund të thuhet që SPAK ka luajtur mendsh?

Balla: Akuza është për shkelje të barazisë në tendera, për të gjithë të tjerët nuk ka pasur masë paraprake arrest me burg pa pasur vendim gjykate. Kuvendi është në të drejtën e vet që të enjten të mos e japë autorizimin.

Previous Post

Partizani triumfon ndaj Dinamos, Egnatia mund Teutën

Next Post

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë prej vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

Next Post
Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë prej vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë prej vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al