Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Këlliçi ironizon Ramën për taksën e vilave në bregdet: E lidh me hetimet ndaj Ballukut

Pali by Pali
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Këlliçi ironizon Ramën për taksën e vilave në bregdet: E lidh me hetimet ndaj Ballukut
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar me ironi ndaj paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama për vendosjen e një takse të re mbi vilat në zonat bregdetare. Në reagimin e tij, ai e lidh këtë masë fiskale me hetimet e SPAK-ut ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.

Përmes një postimi në Facebook, Këlliçi pretendon se taksa e paralajmëruar nga kreu i qeverisë mund të jetë një formë hakmarrjeje ndaj Ballukut, të cilën e përshkruan si një prej bashkëpunëtoreve të tij më të afërta. Sipas deputetit demokrat, hetimet dhe çështja penale ndaj saj e kanë vendosur kryeministrin në një situatë të vështirë.

“Edi Rama duket se ka gjetur mënyrën për t’u hakmarrë ndaj Ballukut, pasi ka duruar pengmarrjen e saj të gjatë”, shkruan Këlliçi.

Më tej, deputeti i opozitës vijon ironinë, duke e cilësuar taksën e paralajmëruar për vilat në bregdet si një masë ndëshkuese që Rama, sipas tij, po e përdor në raport me bashkëpunëtoren e tij.

“Por kreu i organizatës nuk rri duarkryq. Ai ka menduar një plan shpagimi dhe këtë e theksoi sot në monologun e tij. Edi Rama tha se do të ketë një goxha taksë të madhe për vilat në bregdet. Kjo është masa që ai ka menduar si ndëshkim ndaj Ballukut”, shprehet deputeti demokrat.

Në reagimin e tij, Këlliçi përmend gjithashtu disa prona në zonat e Palasës dhe Dhërmiut, për të cilat pretendon se janë zbuluar gjatë hetimeve të SPAK-ut që lidhen me Belinda Ballukun. Sipas tij, bëhet fjalë për tri vila, dy prej tyre në Palasë dhe një në Dhërmi.

“Deri tani, për bashkëpunëtoren kryesore në vjedhje, SPAK ka zbuluar tri vila, dy binjake në Palasë dhe një në Dhërmi”, shkruan Këlliçi, duke ngritur edhe akuza të tjera lidhur me përdorimin e fondeve publike.

Deklaratat e deputetit të PD-së vijnë pas paralajmërimit të Ramës për masa të reja fiskale ndaj pronave luksoze në bregdet. Pretendimet e Këlliçit për lidhjen mes kësaj takse dhe hetimeve ndaj Ballukut janë pjesë e reagimit të tij politik.

Tags: ballukuKelliciRamataksat
Previous Post

Akuzohet për përgatitjen e një vrasjeje ndaj Hamza Terziut, Ardit Gjokrosa ekstradohet nga Gjermania

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Këlliçi ironizon Ramën për taksën e vilave në bregdet: E lidh me hetimet ndaj Ballukut

Këlliçi ironizon Ramën për taksën e vilave në bregdet: E lidh me hetimet ndaj Ballukut

October 28, 2026
Akuzohet për përgatitjen e një vrasjeje ndaj Hamza Terziut, Ardit Gjokrosa ekstradohet nga Gjermania

Akuzohet për përgatitjen e një vrasjeje ndaj Hamza Terziut, Ardit Gjokrosa ekstradohet nga Gjermania

October 28, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al