Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Babai i 3 fëmijëve rezulton i zhdukur prej 4 ditësh, familja: Doli për një kafshatë bukë

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Babai i 3 fëmijëve rezulton i zhdukur prej 4 ditësh, familja: Doli për një kafshatë bukë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Edison Oruqi, prej 4 ditësh rezulton i zhdukur pa asnjë gjurmë. Babai i tre fëmijëve ka qenë duke punuar në lumin e Shalës, kur ka humbur kontaktet me familjen.

Kolegu i tij, Skënder Pepkolaj, dhe familja deklarojnë se herën e fundit Oruqi është parë duke punuar në një bujtinë.

“Dyshohet se ka rënë në ujë. Marjani e ka lënë në një zallishte dhe ka lajmëruar Skënderin ta marrë. Por, ky i fundit kur ka shkuar nuk e ka gjetur dhe ka marrë Policinë”, deklaron xhaxhai i Edisonit, Xhevahir Oruqi.

Bashkëshortja e tij, Valmira Oruqi, tha se Edisoni doli për një kafshatë buke.

“Kam shkuar në Polici, por nuk më kanë dhënë informacion, unë dua drejtësi deri në fund. Në të kundërt, do ta marr vetë drejtësinë. Është babai i tre fëmijëve, ka dalë për një kafshatë buke“, shprehet bashkëshortja e Edisonit, Valmira Oruqi.

Skënder Pepkolaj thotë se Edisonin e ka marrë vëllai i pronarit për të ngarkuar materiale për ndërtim dhe i ka thënë se do ta rikthejë të nesërmen. Pasi kanë kryer punën, ai i ka komunikuar se punëtorin e ka lënë në një ishull të vogël rëre.

“Të premten, vëllai i pronarit që na mori për riparimin e bujtinës, na thirri për darkë. Shkuam bashkë me Edisonin. Të shtunën, më tha të ikja, ndërsa Edisonin do e mbante për punë. Prita deri të shtunën në darkë dhe nuk ma solli Edisonin. Të dielën, në 14:20 më erdhi një mesazhi nga i zoti i shtëpisë, ku thoshte se Edisonin e ka lënë në zall. Dola mora një varkë, shkuam në zall dhe nuk gjetëm njeri. Unë e lashë të shtunën dhe nuk e kam parë më. Aty ku thotë se e la pronari, nuk mund të kalosh, nuk mund të kalojnë as ata që e njohin zonën, jo ne që nuk e njohim. Ne kërkuam në lumë dhe në mal deri në darkë dhe nuk e gjetëm”, thotë punëtori Skënder Peplokaj.

Ka qenë vetë Pepkolaj, i cili ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e Edisonit.

Previous Post

Udhërrëfyesi i saktë për trajtimin e temperaturës së lartë sipas moshës

Next Post

40% e fermave të kafshëve në Shqipëri përdorin antibiotikë! Ja si ndikon tek njeriu

Next Post
40% e fermave të kafshëve në Shqipëri përdorin antibiotikë! Ja si ndikon tek njeriu

40% e fermave të kafshëve në Shqipëri përdorin antibiotikë! Ja si ndikon tek njeriu

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tensionet në protestën jashtë Kuvendit, policia shoqëron Adriatik Lapajn

Tensionet në protestën jashtë Kuvendit, policia shoqëron Adriatik Lapajn

September 8, 2026
Protesta para Parlamentit, qytetarët sulmojnë me vezë makinën e deputetes Gjuzi

Protesta para Parlamentit, qytetarët sulmojnë me vezë makinën e deputetes Gjuzi

September 8, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al