Emërimet në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit vijojnë të ngrenë pikëpyetje, këtë herë në fokus është Edmond Sula, ish-drejtor i Policisë së Shkodrës dhe aktualisht drejtues i strukturës së Antiterrorit.
Çështja lidhet me gradën e një familjari të tij, i cili mban gradën komisar, ndërkohë që për pozicionin ku është emëruar pretendohet se kërkohet grada kryekomisar. Një rrethanë që ngre pikëpyetje mbi respektimin e kritereve dhe hierarkisë së gradave në Policinë e Shtetit.

Në këtë kontekst përmendet edhe Silvana Alimadhi Sula, e cila është bashkëshortja e Edmond Sulës dhe, sipas të dhënave të bëra publike, mban detyrën e shefes së kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
Këto lidhje familjare dhe emërimet në pozicione drejtuese ngrenë diskutime mbi transparencën dhe zbatimin e kritereve profesionale në strukturat e Policisë së Shtetit.
Mbetet për t’u sqaruar nëse emërimi në fjalë është kryer në përputhje të plotë me kërkesat ligjore për gradën dhe funksionin përkatës.







