Avokati Maks Haxhia ka dhënë deklaratë për mediat pas takimit me biznesmenin Ergys Agasi, i arrestuar mbrëmjen e djeshme në Durrës në kuadër të hetimeve të SPAK.
Haxhia u shpreh se mbrojtja ende nuk ka marrë dosjen e plotë të hetimit dhe e konsideruar këtë një problem për përgatitjen e qëndrimit juridik për masën e sigurisë.
Sipas avokatit, Agasi i ka mohuar akuzat dhe pretendon se nuk ka përgjegjësi juridike për çështjet për të cilat po hetohet.
Avokati kritikoi edhe mënyrën se si është pasqyruar çështja në media.
“Ky është një takim i parë dhe përgatitemi për procesin që është në ditët ee afërta lidhur më arrestin dhe kushtet e arrestimit. Kuptohet që ne duam dosjen, sepse është e turpshme që edhe pas kaq kohësh që e kemi kërkuar, kjo nuk ka ndodhur,.
Pa dosjen nuk ngremë dot pretendimet. Agasi pretendon se është jashtë çdo ngarkesë juridike pasi nuk ka prekur financat publike pasi nuk ka mbajtur funksione të autoriteteve që menaxhojnë financat publike, as lidhur me tenderat. Media e ka fryrë dhe zbadhur çështjen.
Këta të fusin në burg pastaj të bëjnë hetimet. Si ajo historia që të marrin të presin këmbën e pastaj të numërojnë i ke apo jo të dyja këmbët”, tha Haxhia.






