Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arrestimi i Dorian Beut/ Një port për peshkatarët apo për trafikantët e drogës?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Arrestimi i Dorian Beut/ Një port për peshkatarët apo për trafikantët e drogës?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata la në burg këtë të martë Dorian Beun, një person i shpallur në kërkim dy vite më parë për trafik droge dhe që u prangos në një operacion në malin e Tomorrit, ku kishte shkuar për pelegrinazh.

Në pamje të parë, operacioni duket një arrestim rutinë pasi 46 vjeçari i kishte shpëtuar prej dy vitesh kërkimeve të policisë, por të dhënat tregojnë se prangosja e Dorian Beut është një zhvillim që ndez dritën e kuqe mbi mënyrën sesi krimi i organizuar ka arritur të depërtojë brenda strukturave të ekonomisë legale në Shqipëri.

Beu, 46 vjeç, u kap pas shumë muajsh në arrati, ndërkohë që mbi të rëndonte një masë sigurie “arrest në burg” e dhënë nga Gjykata e Posaçme. Nga filmimet që shpërndau policia, duket Dorian Beu që rrethohet nga policia në një makine duke udhëtuar drejt malit të Tomorrit.

Ai ishte në listën e 21 personave të hetuar nga SPAK dhe Prokuroria e Bergamos për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Dosja e përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe italiane që u bë publike dy vite më parë dokumentonte transportin e 120 kilogramëve kokainë, 15 kilogramëve heroinë, 129 kilogramëve marijuanë dhe 92 kilogramëve hashash, të kapura në disa operacione në Milano, Torino, Bergamo dhe Breshia.

Hetimet e përshkruajnë Dorian Beun si një hallkë aktive të trafikut, që në Itali bashkëpunonte me Syrja Tolën, duke kryer disa “shitblerje heroine” dhe duke marrë rol të drejtpërdrejtë në furnizimin e rrjetit. Emri i tij lidhet me pjestarët e tjerë të grupit, të afërt të tij si Gernard dhe Emirjan Beu, të cilët vijuan të hetoheshin si organizatorë të trafikut. Arrestimi në Tomorr e rikthen këtë dosje në qendër të vëmendjes, duke ngritur pikëpyetje jo vetëm për rrjetin e drogës, por edhe për lidhjet e tij me sektorë ku shteti pretendon se ka kontroll të plotë.

Nga peshkimi te porta e drogës

Aktiviteti i Dorian Beut nuk kufizohet vetëm tek trafiku i drogës, pasi ai figuron si aksioner me 10% në Organizatën e Menaxhimit të Portit të Peshkimit Durrës – OMPD Shpk, të krijuar në qershor 2020, ku ortak është gjithashtu biznesmeni tjetër i peshkimit, Gjergj Luca, i njohur si mik i kryeministrit Edi Rama dhe vëllait të tij, Olsit. Kjo organizatë ku bëjnë pjesë peshkatarë të Durrësit mori në administrim portin e ri të peshkimit, ndërtuar në vitin 2015 me 12 milionë euro të Bankës Islamike, një investim publik i shpallur si sukses për sektorin.

Në mars 2021, në prag të fushatës elektorale, Edi Rama u ul në një drekë me peshkatarët ku ishte i pranishëm edhe Gjergj Luca, të cilit Rama iu drejtua disa herë në konfidencë.

Në filmimet e rastit, Rama dëgjohet teksa i referohet Gjergj Lucës për objektivat e sektorit të peshkimit.

“Kur më ka thënë Luca që duhet të bëjmë 1, 2, 3… pastaj me Elidonin, pastaj me të tjerë se do të rritet eksporti do të shkojë këtu… nuk para e kam besu. Nga 20 e ca milion të shkojë 100 e ca milion. Tani sa do të shkojë Luce?” e pyet Rama biznesmenin.

Pak muaj më vonë, pasi fitoi zgjedhjet dhe u zgjodh deputet në Durrës, Edi Rama siguroi një mandat të tretë si kryeministër dhe në shtator të atij viti, ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, i dorëzoi zyrtarisht portin e peshkimit tek “Organizata e Menaxhimit të Peshkimit”.

Sipas njoftimit të ministrisë së bujqësisë, Çuçi deklaroi publikisht: “Një ëndërr e kahershme e peshkatarëve të Durrësit sot u bë realitet. Porti i ri Peshkimit u transferua te Organizata e Menaxhimit të Peshkimit. Sot e tutje janë vetë peshkatarët që do të menaxhojnë këtë investim të ri.”

Kalimi i portit të peshkimit nga peshkatarët ishte një kërkesë e hershme e tyre. Por në teori, një port i financuar me para publike nuk mund të kalojë nga shteti tek një shoqatë private pa kaluar më parë një proces të gjatë verifikimesh, me kontroll mbi listën e aksionerëve, mbi burimet e tyre financiare dhe mbi pastërtinë e figurës. Ndodhi që mes peshkatarëve të ishin edhe trafikantë droge dhe askush nuk mund të thotë sot se deri në çfarë mase ishte ndikimi i tyre në këtë lëvizje.

Mënyra se si u mor vendimi tregon se ai ishte një akt politik, nën efektin e entuziasmit të fitores së zgjedhjeve, që kaloi një port të tërë në duart e një shoqate ku ortakë ishin njerëz të lidhur me trafik ndërkombëtar droge, siç ishte Dorian Beu. Kuptohet se mes Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit, Durrës kishte edhe peshkatarë të ndershëm dhe puntorë, por kalimi i një aseti si porti i peshkimit nëpërmjet një procesi kaq të trashë, ngre dyshime se nuk bëhet fjalë për gabim, por për një marrëveshje të heshtur midis pushtetit dhe aktorëve të botës së krimit që kanë një ndikim të fortë në qytetin e Durrësit.

Pyetjet që lindin për menaxhimin e portit të peshkimit

Arrestimi i Dorian Beut/ Një port për peshkatarët apo për

Nëse një trafikant droge si Dorian Beu, i dokumentuar në dosje me qindra kilogramë narkotikë të transportuar drejt Italisë, zotëronte aksione në organizatën që menaxhon portin më të madh të peshkimit në Shqipëri, atëherë a ka shërbyer kjo organizatë si koperturë për trafikun?

A ka aksionerëve të tjerë të saj që kanë precedentë të trafikut të drogës?

Si është e mundur që shteti shqiptar ia dorëzoi me duart e veta një port strategjik njerëzve që ishin në radarët e policisë?

Një shpjegim mund të jetë se shteti nuk ishte në gjendje të bëjë një verifikim elementar mbi ata që i dorëzon pasuritë publike. Por një variant i dytë është se trafikantët e drogës janë lënë me qëllim të kontrollojnë një pjesë të portit të peshikimit, në këmbim të ndihmës për vota për partinë. Dhe kjo do të ishte vetëm historia e radhës e një bashkëjetesë të gjatë mes pushtetit të PS dhe krimit në Durrës.

Lapsi.al

Tags: Dorian Beutrafik droge
Previous Post

Dosja/ Detaje tronditëse nga grabitja në shtëpinë e zyrtares së KPP. Katër të armatosur marrin djalin e familjes

Next Post

“Trifon Murataj kërcënoi në telefon krerët e policisë, u kërkoi të mos i kontrollohen arkat me banane për kokainë pasi po i dëmtojnë biznesin”

Next Post
“Trifon Murataj kërcënoi në telefon krerët e policisë, u kërkoi të mos i kontrollohen arkat me banane për kokainë pasi po i dëmtojnë biznesin”

"Trifon Murataj kërcënoi në telefon krerët e policisë, u kërkoi të mos i kontrollohen arkat me banane për kokainë pasi po i dëmtojnë biznesin"

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026
Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade

Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al