Saturday, September 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Antibiotikun ia dhanë vonë në QSUT/ Zbardhen detaje nga vdekja e biznesmenit Italian në Shqipëri

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Antibiotikun ia dhanë vonë në QSUT/ Zbardhen detaje nga vdekja e biznesmenit Italian në Shqipëri
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e Massimo Ferro, biznesmenit italian 54-vjeçar, i cili humbi jetën në Tiranë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për zvogëlimin e stomakut.

Sipas mediave të huaja, pas ndërhyrjes në klinikën private “Trita Hospital”, ai ka shfaqur komplikacione dhe është dërguar në QSUT. Këtu sipas informacioneve, antibiotiku është administruar me vonesë, pavarësisht përkeqësimit të dukshëm të gjendjes shëndetësore.

Biznesmeni italian ishte dërguar në urgjencën e QSUT pasi kishte shfaqur temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje dhe shenja të një infeksioni të rëndë. Sipas raportimeve të mediave italiane dhe deklarimeve të familjes, ndërhyrja me antibiotik ka ndodhur vetëm në orët e mbrëmjes, çka ka ngritur dyshime për mënyrën e trajtimit mjekësor dhe menaxhimin e rastit.

Familjarët kanë denoncuar gjithashtu mungesën e informacionit të qartë mbi gjendjen reale të Ferro-s dhe shkaqet e vdekjes së tij. “Askush nuk na shpjegoi pse Massimo nuk u kthye më në shtëpi”, citojnë për mediat italiane të afërmit e viktimës, të cilët kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, mëngjesin e 22 dhjetorit 2025, Massimo Ferro pësoi një arrest kardiocirkulator brenda klinikës private “Trita Hospital” ku ishte shtruar pas ndërhyrjes. Ai u reanimua dhe u transportua në terapi intensive në QSUT. Familjarëve u ishte komunikuar fillimisht se gjendja e tij ishte “e qëndrueshme”, por në mbrëmje bashkëshortja u thirr me urgjencë dhe u informua se biznesmeni kishte ndërruar jetë prej disa orësh.

Previous Post

Rama mbledh grupin parlamentar, i bashkohet edhe Balluku

Next Post

Gjyqi në Hagë, Prokuroria kërkon dënim prej 45 vitesh burg për ish-krerët e UÇK-së

Next Post
Gjyqi në Hagë, Prokuroria kërkon dënim prej 45 vitesh burg për ish-krerët e UÇK-së

Gjyqi në Hagë, Prokuroria kërkon dënim prej 45 vitesh burg për ish-krerët e UÇK-së

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

September 12, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al