Saturday, October 24, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Alimehmeti zbulon prapaskenat e takimit me eksponentët e PD-së

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Alimehmeti zbulon prapaskenat e takimit me eksponentët e PD-së
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka sqaruar takimin e shumëdiskutuar të disa prej eksponentëve demokratë, të cilët në primare dhe listat e hapura të zgjedhjeve të 11 majit rezultuan ndër më të votuarit.

I ftuar në emisionin News 24, Alimehmeti u shpreh se ky takim nuk ka qenë një lëvizje jashtë strukturave, por një përpjekje për të ngritur një zë.

Alimehmeti shpjegoi se PD historikisht ka funksionuar mbi bazën e diskutimeve me njerëzit dhe që në themel të saj janë fjala dhe vota.

Ai theksoi se përfaqësuesit që kanë marrë besimin e qytetarëve kanë përgjegjësi t’i çojnë zërat e tyre më lart, por për shkak të formulimeve të reja të kodit zgjedhor, shumë prej tyre nuk kanë pasur mundësinë të përfaqësohen në Parlament.

Sipas Alimehmetit, në terren komunikimi me demokratët dhe me ata që kanë kandiduar ka nxjerrë të njëjtën situatë: mungesë forumi, mungesë reflektimi dhe mungesë hapësire institucionale për të diskutuar.

Duke komentuar diskutimet mbi vendin e takimit, ai u shpreh se në kulturën shqiptare shumë punë bëhen në kafe dhe se kjo nuk duhet të jetë çështja kryesore.

“Duket sikur të flasësh është gabim. Është e drejtë që njerëzit që janë pjesë e kësaj tavoline të sqarojnë çfarë ka ndodhur; pastaj aludimet janë të drejta e kujtdo,” tha ai.

Një kritikë e fortë e Alimehmetit iu drejtua mënyrës se si po funksionon aktualisht PD-ja, duke theksuar se strukturat nuk po mblidhen. Sipas tij, Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur prej 9 muajsh, ndonëse ka pasur ngjarje madhore politike që kërkonin diskutim dhe vendimmarrje të qartë.

“Kanë ndodhur zgjedhjet e 11 majit, të denoncuara nga të gjithë. Ka ndodhur rasti ‘Balluku’, një skandal i madh që Këshilli Kombëtar duhej ta diskutonte. Kanë ndodhur protestat. I mbështesim protestat, por duhet të jenë të fuqishme. Po të ishte mbledhur Këshilli Kombëtar, do të ishte kërkuar reagim më i fortë dhe mobilizim më i madh,” u shpreh Alimehmeti.

Ai shtoi se grupi prej 15 personash që u takua synon vetëm të çojë përpara idetë që demokratët në bazë kërkojnë të dëgjohen. Sipas tij, terreni brenda PD-së ka qenë “i uritur për dialog”, gjë që shpjegon edhe reagimin e madh ndaj këtij takimi.

“Ne e dimë çfarë folëm. Jemi 15 vetë, të gjithë të pavarur. PD ka fjalën e lirë. Po të shihni çfarë themi ne dhe titujt që na vendosin, janë të kundërta,” përfundoi Alimehmeti, duke nënvizuar se e vetmja kërkesë e tyre është respektimi i strukturave të partisë.

Previous Post

Abuzimi me fondet për bujqësinë/ Si i zhvati AZHBR 2 milionë euro të fermerëve

Next Post

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Next Post
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas dyerve të komisariatit

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas dyerve të komisariatit

October 23, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al