Monday, October 26, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar konsumatorët për një alarm të sigurisë ushqimore lidhur me një lot të sallamit “Galbanetto”, pas një njoftimi të sistemit europian RASFF për praninë e një trupi të huaj në produkt.

Bëhet fjalë për produktin “SALAME GALBANETTO G230 c.a”, me lot L.264173 dhe datë skadence 23 tetor 2026.

Sipas njoftimit të AKU-së, rasti është raportuar nga autoritetet italiane dhe është klasifikuar me nivel serioz risku për shëndetin.

Të dhënat e produktit të përfshirë në alarm janë:

Emri: SALAME GALBANETTO G230 c.a

LOT: L.264173

Data e skadencës: 23/10/2026

Numri i referencës: 12364615

Referenca RASFF: 2026.7652

Kategoria: Mish dhe nënprodukte

Shteti njoftues: Itali

Niveli i riskut: Serioz

Paketues/eksportues: Conad

Importues: Conad Albania

AKU u ka bërë thirrje konsumatorëve që, nëse e kanë këtë produkt në posedim, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë pranë pikës së shitjes ku është blerë.

Sallami “Galbanetto”
Sallami “Galbanetto”

Autoriteti u kërkon qytetarëve të kontrollojnë veçanërisht numrin e lotit dhe datën e skadencës, për të verifikuar nëse produkti që kanë në shtëpi përfshihet në njoftimin e sigurisë ushqimore.

Reagon Conad Albania

Pas publikimit të njoftimit nga AKU, ka reaguar edhe Conad Albania, e cila ka dhënë versionin e saj për produktin dhe lotin e përfshirë në alarm.

Në një sqarim zyrtar të publikuar më 9 shtator, kompania thotë se e kishte marrë njoftimin për lotin L.264173 që më 31 gusht 2026.

Sipas Conad Albania, menjëherë pas marrjes së informacionit, produkti i prekur, një karton me 16 copë, u identifikua dhe u izolua përpara se të vendosej në raftet për shitje.

“Ky produkt nuk është shitur në asnjë pikë të shitjes Conad Albania dhe nuk ka arritur te konsumatorët”, sqaron kompania.

Conad Albania thotë se më 8 shtator, pas publikimit të njoftimit nga AKU, kreu verifikimet përkatëse dhe konfirmoi se produkti nuk kishte dalë në treg, nuk ishte shpërndarë dhe nuk ishte vendosur për shitje në pikat e saj.

Megjithatë, kompania pretendon se ky informacion i dalë nga verifikimi nuk është pasqyruar në njoftimin publik të AKU-së.

Kompania thekson gjithashtu angazhimin e saj për transparencë, siguri ushqimore dhe informim të saktë të konsumatorëve, ndërsa deklaron se vijon bashkëpunimin me autoritetet kompetente dhe partnerët e rrjetit Conad.

Në fund, Conad Albania u kërkon mediave që kanë publikuar apo shpërndarë lajmin të korrigjojnë informacionet që i konsideron të pasakta ose të paplota dhe të pasqyrojnë faktet e mësipërme.

Previous Post

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

Next Post

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Next Post
Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Pjesë përbërëse e Serbisë”, ja çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës

“Pjesë përbërëse e Serbisë”, ja çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës

October 26, 2026
Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri, gati dyfish më shumë se të moshuarit

Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri, gati dyfish më shumë se të moshuarit

October 26, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al