Thursday, November 5, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Alarmi demografik/ Thellohet kriza e popullsisë në Shqipëri, më shumë vdekje se lindje

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Alarmi demografik/ Thellohet kriza e popullsisë në Shqipëri, më shumë vdekje se lindje
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, në tremujorin e parë të vitit 2026 kishte më shumë vdekje sesa lindje, sipas të dhënave që u publikuan nga INSTAT.

Kjo ka bërë që shtesa natyrore të rikthehet në negative, njëlloj si në kohën e pandemisë, kur për herë të parë në vend treguesi ishte me minus për shkak të humbjeve të larta të jetës si rrjedhojë e pandemisë.

Sipas INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2026, shtesa natyrore e popullsisë rezultoi negative me 368 vdekje më shumë se lindje. Përgjithësisht, gjatë viteve të fundit në tremujiorin e parë shtesa natyrore është negative, për shkak të vdekjeve më të larta gjatë periudhës së dimrit.

Gjatë tremujorit të parë lindën 5.146 foshnje dhe u regjistruan 5.514 vdekje.

Në tremujorin e parë të vitit 2026, lindjet shënuan rritje me 1,0 %, ndërsa vdekjet shënuan rënie me 7,4 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025.

Qarku me më shumë lindje në tremujorin e parë ishte Tirana, më 2.438, ndërsa më më pak lindje Gjirokastër (59).

Krahasuar me T1/2025 rezulton: rritje në 6 qarqe; 1 qark pa ndryshim; rënie në 5 qarqe.

Rritja më e madhe e lindjeve ishte në Berat (+ 14,5 %) dhe rënia më e madhe në Gjirokastër (- 23,4 %).

Po sipas INSTAT, Gjatë vitit 2025, vendi shënoi shtesë natyrore pozitive prej me 1.147 lindje më shumë se vdekje, por në rënie krahasuar me vitin 2024. Gjatë vitit 2025 lindën 22.541 foshnje dhe u regjistruan 21.394 vdekje.

Teksa emigracioni vijon të jetë i lartë dhe vendi nuk ka një shtesë natyrore, Shqipëria pritet të përballet me një tkurrje të lartë të popullsisë në të ardhmen, me efekte të mëdha në ekonomi, që nga tregu i punës deri te skema e pensioneve dhe e kujdesit social për të moshuarit.

Së fundmi, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në raportin “World Migration Report 2026” paralajmëroi se Shqipëria është ndër vendet europiane ku emigracioni mund të ndikojë më tej në rënien e popullsisë, për shkak të largimit të personave në moshë riprodhuese.

“Në vende si Shqipëria, Lituania, Republika e Moldavisë dhe Bosnja e Hercegovina, ku normat e fertilitetit janë tashmë nën nivelin e zëvendësimit të popullsisë, emigracioni i personave në moshë riprodhuese mund të kontribuojë në një rënie të mëtejshme të popullsisë, për shkak të numrit të lindjeve që humbasin pas largimit jashtë vendit”, thuhet në raport. /Monitor

Previous Post

Përplasja mes ultrasve, dënohen me ndeshje pa tifozë dhe gjobë Elbasani dhe Tirana

Next Post

Washington Examiner: Shqipëria, narkoshteti më i ri në botë

Next Post
Washington Examiner: Shqipëria, narkoshteti më i ri në botë

Washington Examiner: Shqipëria, narkoshteti më i ri në botë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve/ Bjellorusi-Shqipëri do të luhet pa spektatorë në Budapest

Liga e Kombeve/ Bjellorusi-Shqipëri do të luhet pa spektatorë në Budapest

November 5, 2026
Dhuna në protesta, ambasadorja e BE-së ‘i tërheq veshin’ qeverisë: Reagimi i policisë të jetë proporcional

Dhuna në protesta, ambasadorja e BE-së ‘i tërheq veshin’ qeverisë: Reagimi i policisë të jetë proporcional

November 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al