Ka ndërruar jetë 19-vjeçari Indrit Shyti, i cili mbeti i plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme në bypass-in Mbrostar–Levan, pranë Spitalit Memorial të Fierit.
Shyti ishte duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen” kur, rreth orës 16:50, në afërsi të mbikalimit të Spitalit Memorial, humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Për pasojë, drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të mbetën të plagosur.
19-vjeçari u transportua fillimisht në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit. Për shkak të gjendjes së rëndë, ai u dërgua më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, Shyti nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.







