Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën e Madhe, në autostradën që çon nga Shkoza drejt rrethit të TEG.
U bë me dije në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërkohë që raportohet për të lënduar.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.