Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U zhyt në lumë për t’i shpëtuar nga mbytja, shqiptari bën tatuazh fytyrat e dy fëmijëve të ndjerë

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
U zhyt në lumë për t’i shpëtuar nga mbytja, shqiptari bën tatuazh fytyrat e dy fëmijëve të ndjerë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Levian Goga, shqiptar i cili u zhyt në lumin Arahthos të Greqisë për të shpëtuar dy fëmijë nga mbytja, ka bërë tatuazh fytyrat dhe emrat e të miturve.

Në tatuazh shfaqet vetë Goga, teksa mban në secilin krah Nisin dhe Spiron, teksa rreth tyre shfaqen krahët e ëngjëjve.

Ky tatuazh, i bërë në shpatull, në krahun nga rreh zemra, vlen si një simbol kujtese dhe nderimi të dy fëmijëve, pavarësisht përpjekjeve mbi njerëzore të Gogës për t’i shpëtuar.

Bashkëkombësi, është shprehur se veprimet e tij për të shpëtuar fëmijët nuk i bëri për të marrë nënshtetësinë greke.

“Më informuan se më kishin dhënë shtetësinë greke. Ministri më telefonoi dje dhe më tha: ‘Po të pres në zyrë të të përqafoj, të të përshëndes dhe të pi një kafe’ dhe të më japë shtetësinë. Kam qenë në Greqi për 20 vjet me dokumente, pa dokumente. Erdha kur isha 17 vjeç dhe jam 41 vjeç. Greqia është vendi im i dytë. U rrita këtu, vitet më të mira të jetës sime. Nuk e bëra për shtetësi. Jam mirënjohës që do t’i japin të gjithë familjes kartat e identitetit, por mendova që në momentin që hyra se fëmija im ishte brenda. Doja ta nxirrja sa më shpejt të mundesha. Dhe i falënderoj të gjithë, e gjithë Greqia më ka telefonuar, ministrat, të gjithë ata që panë numrin tim më kanë telefonuar”, tha Goga, raporton Protothema.

Dy fëmijët në Greqi, të cilët u shpëtuan fillimisht nga mbytja nga Goga, pësuan vdekje klinike. Organet e tyre u dhanë për dhurim me vendim të prindërve të 14 dhe 12 vjeçarit. Në vendin ku ndodhi ngjarja, janë vendosur lule, teksa një letër është lënë aty nga të afërmit dhe shoqëria e dy të miturve.

“Do ju kujtojmë përgjithmonë, ikët si heronj! Shoqeria juaj!”, shkruhet në letër.

Ka qenë shqiptari Levian Goga, i cili pa u menduar dy herë, u hodh në lumin Arahthos të Artës kur pa të miturit në lum që ishin në rrezik. Leviani, ose Leo siç e thërrasin miqtë, është nga Berati. Ai emigroi në Athinë 24 vite më parë kur ishte 17 vjeç.

Pesë vitet e fundit jeton në Artë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre, të moshës 10 dhe 6 vjeç. Gruaja e tij është rritur në Greqi dhe janë njohur përmes një krushqie.

Për shtypin grek, shqiptari ka treguar si mësoi për fëmijët që rrezikonin mbytjen dhe që u hodh në lum pa u menduar dy herë.

“Isha në kafene. Erdhi një djalë me motor dhe bërtiste ‘ndihmë, po mbyten dy fëmijë në lumë!’ Pa menduar, u nisa me vrap. Mora makinën dhe shkova në vendngjarje. Hyra mes kallamishteve, nuk dallohej asgjë. Hipëm në një varkë bashkë me disa të tjerë. U hodha një herë, asgjë. Herën e dytë mora frymë thellë, u zhyta më poshtë, rreth tetë metra. Aty e pashë njërin. Ishte shtrirë, i palëvizshëm, me fytyrë të nxirë, duar dhe këmbë të hapura. Sikur të ishte i vdekur. E kapa, me vështirësi e nxora jashtë. Pastaj dëgjova që kishin gjetur edhe tjetrin. U hodha sërish, dy-tri herë. E gjeta. Ishte përmbys në fund. Kur e nxora, i dilte gjak nga goja dhe hunda. U tremba shumë”, tregon Leo.

“Njëri ishte në moshën e vajzës sime. Nuk më intereson kush janë, çfarë race, çfarë feje. Unë jam i huaj, por jam njeri. Bëra atë që do të bënte çdo prind. Vetëm fëmijët kam në mendje”, vijoi rrëfimin mes emocionesh dhe zërit që i dridhej.

Ai tha se shpreson vetëm që fëmijët t’ja hedhin paq, por fatkeqësisht të miturit nuk ja dolën dot.

“Uroj të mbijetojnë. Të zgjohen. Të jetojnë jetën e tyre. Janë fëmijë, është mëkat. Tani fëmijët e mi qajnë në shtëpi. Duhet të kthehem”, ishin fjalët e fundit përpara se të mbyllte telefonin në prononcim për median greke.

Mediat greke kanë vlerësuar se tepërmi aktin e shqiptarit, duke thënë se është një njeri i thjeshtë që nuk kërkon asnjë shpërblim, ishte në vendin e në kohën e duhur, dhe veproi pa hezitim duke rrezikuar edhe jetën e tij.

Previous Post

Legalizimi i kanabisit në Shqipëri, ligj i ri, rreziqe të vjetra

Next Post

Gazeta italiane: Ferri në kampin e Gjadrit, 45 tentativa plagosjesh dhe protesta të dhunshme

Next Post
Gazeta italiane: Ferri në kampin e Gjadrit, 45 tentativa plagosjesh dhe protesta të dhunshme

Gazeta italiane: Ferri në kampin e Gjadrit, 45 tentativa plagosjesh dhe protesta të dhunshme

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al