Një aksident i rëndë është raportuar këtë të shtunë në një minierë në Bulqizë.
Ngjarja ka ndodhur në një nga galeritë e minierës në Tërnovë, në njësinë administrative Zerqan.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupet përkatëse, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe verifikimin e plotë të saj.
Deri më tani nuk ka detaje zyrtare mbi shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet një reagim nga autoritetet.







