Një aksident i trefishtë ka ndodhur në mesditë në afërsi të fshatit Bulgarec në Korçë.
Në aksident janë përfshirë tre automjete, nga përplasja e të cilave janë shkaktuar dëme të mëdha.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.