Një aksident rrugor është regjistruar sot në dalje të qytetit të Koplikut, ku dy drejtues automjetesh dhe dy pasagjerët e tyre kanë mbetur të lënduar, duke u transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, kur automjeti i drejtuar nga shtetasi N. G. është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja E. L.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dy drejtuesit si edhe dy pasagjerë, shtetasit me inicialet L. S. dhe R. S., të cilët po marrin trajtim mjekësor në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...
Read moreDetails