Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan, ku një motomjet ka dalë na rruga.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, një 45-vjeçar, dhe është plagosur pasagjerja, bashkëshorte e viktimës.
“Rreth orës 23:20 të datës 25.04.2026, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në fshatin Labinot, motomjeti me drejtues shtetasin A. K., 45 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi A. K. ka humbur jetën në spital, ndërsa është dëmtuar lehtë shtetasja F. K. (bashkëshortja e tij), e cila udhëtonte në motomjet.








