Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Adi Dule, poçari i Edi Ramës hyn në tregun e parqeve fotovoltaikëve

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Adi Dule, poçari i Edi Ramës hyn në tregun e parqeve fotovoltaikëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Skulptori Adrian Dule, një nga miqtë më të ngushtë të Edi Ramës, i njohur ndryshe edhe si “poçari” i kryeministrit, ka marrë një kthesë 180 gradë në aktivitetin e tij profesional. Ai ka hyrë në tregun e parqeve fotovoltaike, një sektor që kreu i qeverisë e ka shndërruar në një hapësirë për të bërë “qoka” për njerëz pranë tij.

Në 9 shtator 2025, Dule ka blerë 10 përqind të aksioneve të shoqërisë “3X Energy”, për një shumë prej 10 mijë lekë të reja.

Në foto: Kontrata e shitjes së aksioneve mes Agim Xhindoli dhe Adrian Dule

Kompania është themeluar në shkurt të vitit 2025 nga Agim Xhindoli, vëllai i ish-deputetit socialist dhe njëkohësisht biznesmenit Mevlan Xhindoli dhe objekti i shoqërisë është “Prodhim i energjise elektrike nga impiante gjeneruese fotovoltaike, eolike, hidrike, etj, si dhe tregtim i energjise elektrike”.

Poçari i Edi Ramës

Sipërmarrësi më i ri në fushën e voltaikëve, Adrian Dule, ka një njohje të hershme me kryeministrin Rama. Të dy bashkëmoshatar, ata kanë ndjekur studimet njëkohësisht në Institutin e Lartë të Arteve. Gjithashtu, njohja mes tyre është kushtëzuar edhe nga raportet familjare e miqësore mes baballarëve të tyre, Kristaq Rama e Hektor Dule, të cilët i bashkonte profesioni i skulptorit.

Megjithëse kanë pasur njohje shumë të vjetër, miqësia e Edi Ramës me Adrian Dulen u bë e njohur në vitin 2019, mbi një situatë të pazakontë.

Në shkurt të vitit 2019, ndërkohë që opozita e djathë protestonte poshtë zyrës së tij, Rama zgjodhi të shpërndante publikun pamje nga “shfryrja” e stresit në një oaz qetësie, në një studio poçarie.

Ai shfaqej duke bërë “poça” prej balte, në dukje një mënyrë alternative për të shkarkuar energjitë negative të krijuar nga ngarkesa e punës.

Në pamjet e publikuara nga Rama, opozita evidentoi një “oxhak” luksoz, për të cilën tha se kushton 18 mijë euro, duke goditur vanitetin e kryeministrit Rama, si edhe shpenzimet e tij përtej mundësive që i krijonte paga zyrtare.

Rama u mbrojt përballë këtyre akuzave, duke deklaruar se, as poçaria, dhe as oxhaku 18 mijë euro, nuk janë në pronësi të tij. Kryeministri bëri publik faktin se studioja artistike ishte në pronësi të mikut të tij, Adrian Dule dhe se ky i fundit ia linte ta përdorte pa qira herë pas here.

Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe miku i tij, Adrian Dule, në studion e poçarisë

Artisti Adrian Dule ka pasur vetëm një rrugëtim kalimtar në politikë. Në vitin 2005, ai ishte kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim, siç quhej Partia e Lirisë në atë kohë. Dule ishte përballë kandidatit socialist, tashmë të ndjerit Andis Harasani, në një prej zonave të Tiranës, gjatë një procesi me sistem maxhoritar.

Pak ditë para zgjedhjeve, Dule njoftoi tërheqjen nga gara, duke akuzuar publikisht strukturat e LSI-së se nuk e kishin mbështetur gjatë fushatës. Pas dorëheqjes së Dule, kandidati Harasani fitoi me rezultat të thellë, duke mbledhur rreth vetes votat e të gjithë të majtëve të zonës elektorale, të cilët ishin ndarë mes Partisë Socialiste të Edi Ramës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim të Ilir Metës.

Fotovoltaikët “Xhindoli”

Tashmë, nga arti, Adrian Dule ka vendosur të përfshihet në sistemin e fotovoltaikëve. Kompania “3X Energy”, në të cilën ai ka blerë 10 përqind të aksioneve, nuk ka deri më tani leje për ndërtim parku fotovoltaik.

Megjithatë, ortaku i tij i ri, Agim Xhindoli, është shndërruar në tre vitet e fundit në një prej “grosistëve” më të mëdhenj të parqeve fotovoltaike në Shqipëri, me firmën e kryeministrit Edi Rama.

Xhindoli dhe familjarët e tij kanë krijuar gjatë viteve të fundit të paktën 7 kompani, të gjitha me objekt prodhimin e energjisë elektrike nëpërmjet parqeve fotovoltaikë dhe eolikë (me anën e erës).

Më së paku, dy prej këtyre kompanive kanë siguruar leje të veçantë nga kryeministri Rama për investimet në fushën e voltaikëve.

Në foto: Edi Rama dhe biznesmeni Agim Xhindoli në podcast-in “Flasim” të kryeministrit (viti 2023)

Në vitin 2023, Këshilli Kombëtar i Territorit, nën drejtimin e Ramës, miratoi “lejen e dërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, në zonën kadastrale nr. 1020, fshati Allprenaj, Njësia Administrative Golem, Bashkia Lushnjë, qarku Fier, nga shoqëria “5GX ENERGY” sh.p.k”, në pronësi të Agim Xhindolit.

Në fund të korrikut 2025, Këshilli Bashkiak i Sarandës, i kontrolluar në shumicë absolute nga Partia Socialiste, së bashku me votat e disa këshilltarëve opozitarë, por që nuk përfaqësojnë linjën zyrtare të Partisë Demokratike, miratuan dhënien me qira të një hapësire prej 60 hektarësh, në zonën e Heremecit.

Vendimi i kundërshtuar fuqishëm nga banorët e zonës besohet se u jep tokën me qira dy kompanive, “G.P.G Company” e Paqësor Buzit dhe “Park Sol Energy” e Agim Xhindolit.

/Boldnews.al/

Tags: 3X EnergyAdi DuleAdrian Duleedi ramaG.P.G CompanyMevlan XhindoliPark Sol Energyparqe fotovoltaike
Previous Post

Kapri dhe Gëzimi i Kashtës marrin tenderin e dyshimtë 4.5 mln euro nga Bashkia e Pogradecit

Next Post

Ukraina sulmon rafinerinë ruse të naftës

Next Post
Ukraina sulmon rafinerinë ruse të naftës

Ukraina sulmon rafinerinë ruse të naftës

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Avokati i Popullit ngre shqetësime për dhunë policore dhe mbipopullim pas protestës në Tiranë

Avokati i Popullit ngre shqetësime për dhunë policore dhe mbipopullim pas protestës në Tiranë

October 21, 2026
Vendosën tritol në makinën e administratorit të Shushicës, arrestohen dy të dyshuar në Tiranë

Vendosën tritol në makinën e administratorit të Shushicës, arrestohen dy të dyshuar në Tiranë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al