Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Abuzime me naftën”/ Gazetari: Albpetrol nën varësinë e Ballukut ka shkaktuar 30 mln € dëm

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
“Abuzime me naftën”/ Gazetari: Albpetrol nën varësinë e Ballukut ka shkaktuar 30 mln € dëm
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Almer Toska, i ftuar në studion e News24, ka komentuar zhvillimet e fundit mes politikës dhe drejtësisë në vend, duke u ndalur te çështja që përfshin ish-zëvendëskryeministren dhe ish-ministren Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin.

Sipas Toskës, një nga institucionet që ka qenë në varësi të Ballukut është kompania shtetërore Albpetrol, për të cilën ai pretendon se është përfshirë në afera të mëdha korrupsioni.

Ai tha se drejtimi i kësaj ndërmarrjeje i është besuar një personi që e cilësoi si besnik të saj, Eltar Deda.

“Bëhet fjalë për një drejtori të rëndësishme, sidomos në këtë periudhë krizash kur çmimi i naftës është në rritje. Një institucion që ajo ka pasur në varësi është Albpetrol, një ndërmarrje që sipas dokumenteve dhe konstatimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit përflitet për abuzime të mëdha”, deklaroi Toska.

Sipas tij, bazuar në dokumente zyrtare të KLSH-së, dyshohet për një dëm ekonomik ndaj shtetit që mund të arrijë deri në 30 milionë euro nga viti 2020 deri më sot.

Ai tha se abuzimet lidhen me procedura tenderimi, shkelje të ndryshme administrative dhe pagesa të konsideruara të panevojshme.

Toska përmendi si shembull një pagesë prej rreth 3 milionë eurosh për energjinë ndaj kompanisë Bankers, që sipas tij konsiderohet e panevojshme, si dhe tendera me vlerë deri në 4 milionë euro, ku sipas pretendimeve të tij pjesa më e madhe e fondeve është përfituar nga kompani të lidhura me drejtuesit e institucionit.

Ai shtoi se problematika lidhen edhe me mënyrën e menaxhimit të naftës bruto dhe marrëdhëniet me kompaninë Bankers Petroleum, duke theksuar se për këto çështje ka dyshime për abuzime të mëdha financiare gjatë viteve të fundit.

“Përflitet edhe për çështjen e naftës bruto, sesi ajo merret dhe jepet dhe përfitimet që mund të krijohen nga drejtuesit aktualë përmes kësaj skeme. Këto janë çështje që kërkojnë hetim”, u shpreh gazetari.

Previous Post

Tre ditë i uritur dhe i etur në Iran, futbollisti i kombëtares maqedonase Ashkovski: Më shpëtoi Asani

Next Post

Shërbimet e Inteligjencës italiane ngre alarmin: Mafia shqiptare, rrezik për sigurinë

Next Post
Shërbimet e Inteligjencës italiane ngre alarmin: Mafia shqiptare, rrezik për sigurinë

Shërbimet e Inteligjencës italiane ngre alarmin: Mafia shqiptare, rrezik për sigurinë

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Stuhi të forta përfshijnë vendin në fundjavë, ja zonat më të rrezikuara

Stuhi të forta përfshijnë vendin në fundjavë, ja zonat më të rrezikuara

July 22, 2026
Furgoni përplaset me zetorin në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur /EMRI

Furgoni përplaset me zetorin në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur /EMRI

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al