Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kuvendi i hoqi imunitetin, ja procedura që ndjek SPAK për Berishën/ Prapaskenat

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Kuvendi i hoqi imunitetin, ja procedura që ndjek SPAK për Berishën/ Prapaskenat
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi miratoi sot me votat e socialistëve heqjen e imunitetit për deputetin Sali Berisha, duke i hapur rrugën SPAK që të kërkojë në GJKKO ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ish-Kryeministrit nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie ose me burg.

Autorizimi i Kuvendit, që mban firmën e Lindita Nikollës, iu përcoll SPAK-ut, i cili tashmë mund ti drejtohet në çdo kohë GJKKO për masën e sigurisë ndaj Berishës.

SPAK nuk ka ndonjë afat se kur mund t’i drejtohet GJKKO, ndërsa kjo e fundit është e detyruar që brenda 48 orësh nga momenti që kërkesa paraqitet, në dhomë këshillimi të marrë një vendim.

Gjyqtarja që do të vlerësojë masën për ish-Kryeministrin është sërisht Irena Gjoka, e atakuar drejtpërsëdrejti nga Berisha, dhe që më parë kishte caktuar dy masat që nuk u respektuan “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes nga vendi”.

Gjithashtu prokurorët që tashmë kanë në duar autorizimin janë Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai, edhe këta të atakuar nga ish-Kryeministri.

Kraja dhe Millonai mund ta paraqesin në çdo kohë kërkesën e tyre në GJKKO, e cila pasi të marrë një vendim njofton SPAK dhe më pas nis zbatimi i vendimit, nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia së Shtetit.

Në rast të masës së sigurisë arrest shtëpie, Berisha brenda 5 ditësh duhet të paraqitet në seancë gjyqësore për t’ia komunikuar edhe nga trupa gjykuese.
Por nuk përjashtohet mundësia që për të shmangur arrestin, ish-Kryeministri përmes avokatëve të tij, përmes një shkrese drejtuar SPAK të pranojë masat që u refuzuan më herët, veçanërisht ajo e detyrimit të paraqitjes.

Nuk dihet nëse Berisha do të shfrytëzojë këtë mundësi, apo do të zgjedhë të presë veprimet e SPAK, ndërkohë që pritet që çështja e parë, pra caktimi i masave të sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”, që u konsideruan të paligjshme nga ish-Kryeministri për shkak se më parë SPAK nuk kishte marrë autorizim nga Kuvendi, të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë.

Me vendimin e Gjykatës së Lartë, nëse kjo e fundit do të qëndrojë në linjën e GJKKO-së, Berishës i lind e drejta për ta çuar çështjen në Kushtetuese dhe më pas në Strasburg, sikundër ka deklaruar më parë.

Previous Post

‘I dashuri më tradhtoi me motrën’: Gruaja: Ja se kur e mora vesh

Next Post

“Gjithmonë kam dashur të vras”, ka shkruar autori i masakrës në Çeki!

Next Post
“Gjithmonë kam dashur të vras”, ka shkruar autori i masakrës në Çeki!

“Gjithmonë kam dashur të vras”, ka shkruar autori i masakrës në Çeki!

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, 68 viktima dhe dhjetëra të plagosur, shpallen tri ditë zie

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, 68 viktima dhe dhjetëra të plagosur, shpallen tri ditë zie

October 28, 2026
Autostrada Janinë–Kakavijë përfundon në 2029, udhëtimi drejt kufirit shqiptar do të shkurtohet në 40 minuta

Autostrada Janinë–Kakavijë përfundon në 2029, udhëtimi drejt kufirit shqiptar do të shkurtohet në 40 minuta

October 28, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al