Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Si u paralajmërua vrasja e Ergys Dashit në Ekuador? Zbardhen bisedat (VIDEO)

Editor by Editor
December 12, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Si u paralajmërua vrasja e Ergys Dashit në Ekuador? Zbardhen bisedat (VIDEO)
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ergys Dashi, i vrarë në Ekuador, është një nga personat që del në komunikimet me grupin e kokainës “Dajloku” në aplikacionet Sky ECC.

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, që posedon të gjithë dosjen e SPAK me komunikimet e grupit “Dajloku”, ka zbardhur një episod ku anëtarët e rrjetit komunikojnë mes tyre se një person nga Berati ka paguar shuma të konsiderueshme parash për të vrarë Ergys Dashin.

Kjo bisedë në aplikacionin Sky ECC, sipas dosjes së SPAK, është bërë më 13 Janar 2021. Ekzaktësisht një vit më parë, më 22 Janar 2022 Ergys Dashi u vra në Ekuador në një atentat mafioz.

Më 13 Janar 2021, Ismail Zeneli, një nga anëtarët e grupit të kokainës, komunikon me Besmir Murtatin, edhe ky pjesë e rrjetit në dosjen e SPAK.

Në të njëjtën datë në mbrëmje, Ismail Zeneli komunikon me Artan Sulejmanin, i cili nuk është pjesë në grup bisedat por është pjesë e Ismail Zenelit në një sasi 20 kg.

Në këtë bisedë, Ismail Zeneli, i njohur dhe si Luan Sadrija, i shpreh shqetësimin se Ergys Dashin duan ta vrasin dhe për vrasjen e tij janë paguar shuma parash nga një person nga Berati, identiteti i të cilit mbetet ende i panjohur.

“I lutem Zotit ishalla i nis shpejt Ergysi, se kam frikë boll se po na e heqin. Ka hedh lekë ai beratasi me e heq. Se Ergys Dashi është be në Ekuador. Për Zotin ashtu më thanë, ka pagu lekë me e vra. I nisa 600 mijë Euro Ergysit, për atë jam tu pat frikë”, ka shkruar Ismail Zeneli gjatë komunikimit në Sky ECC, sipas dosjes së SPAK.

Dy javë më parë, emisioni Uniko trajtoi episodin e parë të kësaj dosje, ku ndër të tjera gjatë komunikimeve me anëtarët e grupit të kokainës, Ergys Dashi shprehej se “në Ekuador e mbaj veten të fortë”.

Ergys Dashi ishte personi i kontaktit në Ekuador ku jetonte prej disa kohësh dhe se aty siguronte kokainën.

Të arrestuar nga SPAK PAS ZBËRTHIMIT TË KËSAJ DOSJE

-Bujar Ajeti alias Gërmizi emër i njohur i botës së krimit në Kukës
-Besmir Murati

-Erzen Breçani, ish-zv/drejtor i Rendit në Policinë e Tiranës
-Dedan Gjoni, shef seksioni për hetimin e Krimeve në Komisariatin Numër 6

Në kërkim (nuk ndodhen në Shqipëri)
-Ismail Zeneli
-Artan Sulejmani
-Albert Prenga
-Bajram Grabova
-Ervin Mata
-Eralbi Breçani

Bisedat në Sky ECC/ Ergys Dashi: Unë në Ekuador e mbaj veten të fortë

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka publikuar dosjen e plotë të bandës së drogës që u shkatërrua nga SPAK gjatë operacionit “Dajlok” që lëshoi 11 urdhër-arreste, nga të cilët u arrestuan 4 persona, 6 të tjerë në kërkim dhe 1 në detyrim paraqitje.

Në një episod, flitet në Sky ECC mes Ergys Dashit, Eralbi Breçanit, Ismail Zenelit dhe Besmir Murtatit për të orientuar trafikun e kokainës nga Brazili.

Më 25 Dhjetor 2020, në mbrëmje, Ismail Zeneli ka dyshime se Ergys Dashi nuk mund të ketë më lidhje dhe mundësi transportimi të kokainës nga Ekuadori, dyshim që mohohet kategorikisht nga ky in fundit dhe dy pjesëtarët e tjerë të grupit.

Nga ana tjetër, Ergys Dashi ju propozon një linjë Brazili me dalje në Valencia dhe këtu nis diskutimi për përqindjen e garancisë në varësi të sasisë që mendohet se do të trafikohet, nga 20-25%.

BISEDAT NË SKY ECC:

Eralbi Breçani: A do bëj noj punë o çuna?

Ergys Dashi: Tre punë menjëherë

Besmir Murtati: Po nisem lekët Brazil, e bën këtë javë punën, e nis…

Ismail Zeneli: Mirë jeni…

Besmir Murtati: Mir daj, duke ngrënë mish të thatë.

Ergys Dashi: Për këtë javë po flasim, por jemi t’u prit një konfirmim të saktë më mir deri nesër nga daja…

Besmir Murtati: Ç’a me bo, okay ta konfirmojë daja. Dhe nëse thu e nis këtë javë. Daja do dhe ne do nisim lekët. Ama duhet me nis…

Eralbi Breçani: Se na ka ra zverdhca…

Ergys Dashi: Po këtu mallin s’ta jep njeri. Të vret malli shumë se kushton.

Ismail Zeneli: Nga Ekuadori u dorëzove apo si është puna?

Eralbi Breçani: Unë lekë s’kam asnjë, i fut Kukësi për mu. Në ECU nuk dorëzohet kollaj dajlok.

Besmir Murtati: Joo…

Ergys Dashi: Jo mer daj si u dorëzokam unë. Unë atje kam bandën time ahaha. Të thashë që po nxjerrin kutiat e kompanisë aty.

Eralbi Breçani: Se në Anvers m’u ka këput shpresa me pa Euro me sy…

Ergys Dashi: Unë në Ekuador e mbaj veten të fortë gjasme. Si me u dorëzu aty… /Tv Klan/

Previous Post

Zbardhet zjarrvënia në Berat/ Si i leu i moshuari me benzinë muret e jashtme dhe i vuri flakën banesës së djalit

Next Post

Rrëfimi mes lotësh për depresionin, e dashura ka një mesazh për Bleron/FOTO

Next Post
Rrëfimi mes lotësh për depresionin, e dashura ka një mesazh për Bleron/FOTO

Rrëfimi mes lotësh për depresionin, e dashura ka një mesazh për Bleron/FOTO

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar
AKTUALITET

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar

by Editor
May 10, 2025
0

Një skandal me përmasa shokuese ka plasur në jug të vendit, duke tronditur opinionin publik dhe duke vënë thellësisht në...

Read moreDetails
Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

May 12, 2025
Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

May 12, 2025
Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

May 10, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Shuplaka’ e ‘Der Standard’: Fitorja e Ramës, e dyshimtë

‘Shuplaka’ e ‘Der Standard’: Fitorja e Ramës, e dyshimtë

May 14, 2025
Krimi zgjedhor/ SPAK publikon shifrat: U arrestuan 7 persona! Kishim 87 kallëzime

Krimi zgjedhor/ SPAK publikon shifrat: U arrestuan 7 persona! Kishim 87 kallëzime

May 14, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al