Thursday, July 3, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rakip Suli hedh 600 MLN lekë për arnimin e rrugës 1.3 km, tenderi pa garë

Editor by Editor
December 9, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Rakip Suli hedh 600 MLN lekë për arnimin e rrugës 1.3 km, tenderi pa garë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi ka bërë punimet shkel e shko në rrugët e qytetit dhe nuk ka më si t’i shpjegojë shpërdorimet e fondeve, kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, iu kthehet rrugicave në periferi për t’u hedhur asfalt. Këtë herë Suli ka vendosur të shpenzojë 600 milionë lekë për t’i hedhur një shtresë asfalt një rruge që është vetëm 1.3 kilometra e gjatë.

Bëhet fjalë për tenderin që ka publikuar më datë 7 dhjetor 2023 me objekt “Rikonstruksion Rruga ‘Azem Hajdari’”. Në foton më poshtë tregohet që është një rrugicë e shkurtër lagjeje, por ka nevojë për rehabilitim.

Do të duhej të duartrokitej për investimin që bën, por kryebashkiaku çdo tender e sheh si mundësi përvetësimi duke ia kaluar fondin miqve të tij.

Përveç kësaj, shifra 600 milionë lekë është alarmuese për këtë rrugë të shkurtër është abuzim dhe ekzagjerim.

Në dokumentet që disponojmë rezulton se kontrata e firmosur është e kundërligjshme sepse ka shkelur konkurrencën, një nga kërkesat kryesore në ligjin mbi Prokurimet Publike.

Në fakt, në fillim të njoftimit të garës kanë paraqitur ofertat e tyre 10 kompani dhe propozimet e tyre kanë qenë pak a shumë në të njëjtin nivel.

Por kjo nuk do të thotë që të pranohet oferta më e shtrenjtë dhe t’i falet në tavolinë tenderi kompanisë që dëshiron kryetari. Kështu ka ndodhur, 10 prej firmave pjesëmarrëse janë skualifikuar në fazën e parë të procedurave. Në tavolinën e Sulit gjendej vetëm zarfi i firmës NDERTIMI shpk, në pronësi të  Luan Balit. Nuk mund të quhet prokurim i rregullt me vetëm një ofertë, prandaj Suli duhej ta anulonte tenderin dhe të priste propozime më të përshtatshme

Dhe në këtë mënyrë Bali përfitoi kontratën pa u lodhur fare.

Ndërkohë Open Data e ka vlerësuar procedurën me “Flamurin e kuq”, për treguar riskun e korrupsionit.

Theksojmë se Bali, sipas kontratës do të bëjë disa gërmime, pastrime shkurresh, do të hedhë një shtresë asfalt dhe do heqë vijat e bardha. Ndërsa shuma prej 600 milionë lekësh filtrohet në rrjetën e korrupsionit para se të shtrohet rruga.

Duket se Suli nuk paska frikë nga hetimi. Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli është paraqitur më 6 nëntor 2023 në SPAK për tu marrë në pyetje.

SPAK po kryen verifikime për veprat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera” dhe korrupsion, pas kallëzimit të banorëve të Kamzës. Rakip Suli më 11 shtator është denoncuar edhe nga këshilltarët e koalicionit Bashkë Fitojmë në Kamëz, duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në bashki, por edhe njoftimit dhe zhvillimit të mbledhjeve të këshillit bashkiak online. Nga hetimet ka rezultuar se ka disa raste të abuzimeve me kompensimet e fondit të rindërtimit.

Previous Post

Vota e Diasporës/ “Rama po kthen vendin 50 vite pas”, sipërmarrësi shqiptar në Itali: Nga ne duan vetëm remitanca

Next Post

Hije skandali në Festivalin e Këngës! Konfliktet brenda ambienteve të RTSH-së përfundojnë në Gjykatë, këngëtari: Është i shitur, do e fitojë…

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

by Editor
July 1, 2025
0

  Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të...

Read moreDetails
Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

June 25, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

June 30, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Skema Celibashi: 439 mijë euro tender për IT-në e KQZ-së

Skema Celibashi: 439 mijë euro tender për IT-në e KQZ-së

July 3, 2025
Berisha: Faktet e farsës së 11 majit në OSBE, detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë

Berisha: Faktet e farsës së 11 majit në OSBE, detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë

July 3, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al