Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Vajza e sëmurë rëndë, zbulohet arsyeja pse Apeli i GJKKO ndryshoi masën ndaj Malltezit

Editor by Editor
in KRYESORE, POLITIKE
0
Vajza e sëmurë rëndë, zbulohet arsyeja pse Apeli i GJKKO ndryshoi masën ndaj Malltezit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së, Ilirjana Olldashi, vendosi sot të ndryshojë masën e sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Ndërkohë që e njëjta gjyqtare ka lënë në fuqi dy masat e sigurisë ndaj ish-Kryeministrit Berisha, atë te “detyrimit të paraqitjes” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”.

Ndryshimi i masës së sigurisë ndaj Malltezit u prit si një “rrufe në qiell të hapur”, madje u interpretua si një standard i dyfishtë i vendosur nga gjyqtarja, duke bërë krahasime me raste të mëparshme, të shpallura nga Apeli i GJKKO-së.

Por burime nga GJKKO bëjnë të ditur se një nga arsyet kryesore që duket se ka detyruar gjyqtaren të ndryshojë masën e sigurisë është gjëndja shëndetësore e vajzës së Malltezit.

Nga burimet mësohet se vajza e tij është në gjendje të rënduar shëndetësore, çka duket se ka sjellë edhe ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Burimet tregohen të rezervuara lidhur me këtë detaj, ndërsa seanca ndaj Malltezit nisi paraditen e djeshme, zgjati për disa orë, dhe pasdite u vendos që vendimi të shpallej paraditen e sotme.

Malltezi u arrestua rreth 1 muaj më parë teksa ndodhej në mjediset e jashtme të aeroportit “Nënë Tereza”, duke pritur bashkëshorten e tij, Argita Malltezi, që kthehej nga një udhëtim jashtë vendit. Malltezi u ndalua nga forcat operacionale në kushte të pashpjeguara, lidhur me mënyrën se si vepruan, ndërsa gjyqtarja e GJKKO Irena Gjoka, me kërkesë të prokurorëve të SPAK, Enkelejda Millonai dhe Arben Kraja, kishin kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Previous Post

Aksident i rëndë/ Vdes një person, nuk dihet identiteti i viktimës

Next Post

Barazimi me Ishujt Faroe, Duka: Lojtarët ishin me një këmbë në festë

Next Post
Barazimi me Ishujt Faroe, Duka: Lojtarët ishin me një këmbë në festë

Barazimi me Ishujt Faroe, Duka: Lojtarët ishin me një këmbë në festë

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al