Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Pesë mungesa, Partizani shkon me “arna” në Laç. Abilaliaj duhet të përdorë planin… “C”

Editor by Editor
in Sport
0
Pesë mungesa, Partizani shkon me “arna” në Laç. Abilaliaj duhet të përdorë planin… “C”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partizani ka zhvilluar ditën e djeshme stër vitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për sfidën e nesërme ndaj Laçit, e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore. Ndonëse fitoret e ndeshjeve të fundit kanë ngrohur ambientin dhe kanë lënë në hije çdo problem tjetër, duhet thënë se Partizani po vuan shumë dëmtimet e disa titullarëve, që kanë kushtëzuar formacionin javë pas jave.

MBROJTJE ME “ARNA” – Edhe në këtë sfidë situata do të jetë e njëjtë, madje edhe më e vështirë. Altin Bytyçi ka plotësuar numrin e 4 kartonëve të verdhë dhe ndaj Laçit është i pezulluar. Mungesa e tij i shtohet asaj të Sotës, që vijon rikuperimin nga një tërheqje muskulore, dhe Hadrojt, që vijon të ketë probleme me muskujt e barkut. Në këto kushte, sa i përket mbrojtjes, i vetmi titullar në gjendje për të luajtur është Atanaskoski, që meriton elozhe për stabilitetin dhe atë që po jep çdo ndeshje në fushën e lojës. Mungesa e tre titullarëve e detyron skuadrën të “arnojë” tërësisht mbrojtjen. Kujtojmë që përveç tre mbrojtësve, jashtë mbeten ende Mba dhe Da Silva. Sembene është stërvitur me grupin në ditët e fundit, por fakti që nuk luan prej kohësh dhe ende krahun nuk e ka të fortë sa duhet, e bën të mos jetë favorit për titullar.

FORMACIONI – Një gjendje fizike jo maksimale e Valentino Muratajt e bën akoma më të vështirë ndërtimin e formacionit. Mesfushori vuan një lodhje fizike momentale dhe një problem në rrëzat e kofshëve dhe nuk është në gjendje për të luajtur 90 minuta. Kjo e detyron Abilaliajn që në krahun e djathtë të mbrojtjes, të aktivizojë planin C, Zekollin. Nga ana tjetër, në qendër të mbrojtjes pritet të luajnë Preka dhe Koçijan, dy qendërmbrojtës, që deri më tani kanë qenë në plan të dytë apo edhe të tretë. Në mbrojtje në këtë rol do të jetë vetëm Sembene, jo tërësisht i gatshëm. Pjesa tjetër e formacionit pritet të jetë e njëjtë me atë që ka luajtur në ndeshjet e fundit.

 

Previous Post

Lëvizja e trajnerit Zoran Zekiç u solli fat të dy klubeve, Partizani dhe Osijek njohin vetëm fitore

Next Post

Pikantet e Teuta-Partizani/ Martini plot nerva, tifozët nuk vijnë prej… “El Clasico”-s

Next Post
Pikantet e Teuta-Partizani/ Martini plot nerva, tifozët nuk vijnë prej… “El Clasico”-s

Pikantet e Teuta-Partizani/ Martini plot nerva, tifozët nuk vijnë prej… “El Clasico”-s

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al