Monday, November 23, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dubai nuk është më strehë e sigurt për shqiptarët, 16 të ekstraduar në dy vitet e fundit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Dubai nuk është më strehë e sigurt për shqiptarët, 16 të ekstraduar në dy vitet e fundit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ekstraduar të paktën 16 persona drejt Shqipërisë gjatë dy viteve të fundit, në kuadër të një vale të re bashkëpunimi me autoritetet europiane për kapjen dhe kthimin e personave të kërkuar nga drejtësia.

Shifra bëhet publike nga gazeta prestigjioze amerikane “The Wall Street Journal”,  e cila analizon ndryshimin e politikës së Emirateve të Bashkuara Arabe ndaj personave të dyshuar për krime të rënda, të cilët prej vitesh kishin gjetur strehë në Dubai.

Sipas gazetës, në dy vitet e fundit Emiratet kanë ekstraduar dhjetëra persona të kërkuar nga vende të ndryshme europiane. Përveç Shqipërisë, në listë përfshihen Franca, me të paktën 28 persona të ekstraduar, dhe Belgjika, me 23. Shqipëria renditet me 16 persona të kthyer në vend.

Për vite me radhë, Dubai është konsideruar një destinacion i favorshëm për personat e kërkuar ndërkombëtarisht, për shkak të mundësive për të investuar, rregullave financiare dhe lehtësive për të siguruar qëndrim në këtë vend. Kjo u ka mundësuar disa personave të dyshuar për përfshirje në rrjete kriminale të jetojnë larg hetimeve dhe ndjekjeve penale në vendet e tyre.

Megjithatë, situata ka nisur të ndryshojë pas marrëveshjeve të reja të ekstradimit dhe forcimit të bashkëpunimit me autoritetet perëndimore. Një prej rasteve më të bujshme ishte ekstradimi në gusht i Daniel Kinahan, i dyshuar si drejtues i një prej organizatave më të fuqishme kriminale irlandeze, i cili kishte jetuar për më shumë se një dekadë në Dubai.

Previous Post

Fshiheshin në tenda në mal, arrestohen ‘skifterët’ shqiptarë në Spanjë

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve
AKTUALITET

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

by Redaktor Redaktor
November 17, 2026
0

Ish Drejtori Rajonal i Tatimeve Tiranë rikthehet në Administratën Tatimore 10 vjet pas arrestimit të bujshëm në 18 shkurt 2016....

Read moreDetails
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Goditet rrjeti i kokainës në Itali, në pranga dy shqiptarë

Goditet rrjeti i kokainës në Itali, në pranga dy shqiptarë

November 18, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Dubai nuk është më strehë e sigurt për shqiptarët, 16 të ekstraduar në dy vitet e fundit

Dubai nuk është më strehë e sigurt për shqiptarët, 16 të ekstraduar në dy vitet e fundit

November 23, 2026
Fshiheshin në tenda në mal, arrestohen ‘skifterët’ shqiptarë në Spanjë

Fshiheshin në tenda në mal, arrestohen ‘skifterët’ shqiptarë në Spanjë

November 23, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al