Gjykata e Durrësit ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së mbrojtjes së ish-drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare, Elisabeta Mataj, duke ia kaluar çështjen Gjykatës së Posaçme (GJKKO).
Mbrojtja kishte kërkuar informacion mbi ecurinë e hetimeve, si dhe zëvendësimin e masës së sigurisë, ndërkohë që aktualisht, Mataj ndodhet në “arrest shtëpie”.
Në seancën e sotme, ish-drejtoresha nuk ishte e pranishme, ndërsa mungonte edhe prokurori Garment Frëngu. Avokati i saj, Ilia Ilia, deklaroi se klientja kishte zgjedhur të mos merrte pjesë, ndërsa e cilësoi të paligjshme mungesën e prokurorit.
Mbrojtja tha gjithashtu se kishte mësuar nga mediat për kalimin e dosjes në SPAK, por nuk kishte marrë asnjë njoftim zyrtar për regjistrimin e procedimit në këtë institucion.
Nga ana tjetër, gjyqtari bëri me dije se Prokuroria e Durrësit kishte njoftuar gjykatën për shpalljen e moskompetencës më 28 tetor. Në këto kushte, të gjitha aktet e dosjes do t’i kalojnë Gjykatës së Posaçme








