Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një video nga një koncert i zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Akademinë e Arteve.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka ndarë pamjet nga aktiviteti, ku dëgjohen spektatorët thërrasin njëzëri gjatë koncertit: “Rama, jep dorëheqjen!”.
“Mbrëmë në koncert në Akademinë e Arteve me thirrjen ‘Rama jepe dorëheqjen’!”, shkruan Berisha në postimin e tij.
Thirrje të ngjashme kundër kryeministrit Edi Rama u dëgjuan edhe pak ditë më parë në stadiumin ‘Air Albania’, gjatë ndeshjes Shqipëri–Finlandë, ku nga tribunat u brohorit ‘Rama ik, jep dorëheqjen!’.








