Protestat në kryeqytet vijojnë edhe gjatë ditës së sotme, ku qytetarët janë mbledhur fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit, për të vijuar më pas me marshimin drejt Kryeministrisë.
Pas qëndrimit për disa kohë para ambienteve të ministrisë, protestuesit kanë nisur lëvizjen në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ku pritet të vijojnë tubimin e tyre.
Ashtu si në ditët e fundit, edhe protesta e sotme po zhvillohet në mënyrë paqësore, pa u shënuar incidente apo përplasje. Ndërkohë, rreth 1 mijë forca të sigurisë raportohet se janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të ndonjë situate të tensionuar.







