Protestat që vijojnë prej muajsh tashmë dhe reflektimi që ka ardhur prej tyre, mbyllja e ngocaiatave dhe ritmet e progesit të brendshëm ishin disa nga cështjet që Kryeministri i vendit Edi Rama trajtoi në Forumin e Paqes në Paris.
Është një situatë komplekse në mbarë Europën, që mund ta përkufizoja si një përplasje mes botës reale dhe asaj të mediave sociale, ku marrin informacion dhe dezinformim. Mendoj se kurdo dhe kudo ka një protestë, ka një arsye për të cilën duhet reflektuar dhe menduar, në përpjekje për të gjetur se çfarë ka në sfond të protestës. Janë njësoj si një tenxhere ku zien gjithçka, nga shqetësimet për mjedisin, gjepurat antisemite, partitë e opozitës radikale që fshihen dhe që nuk po fshihen së fundmi, këto iluzionet e Antifas, njerëz që janë sjellë dhe paguhen nga krimi i organizuar. Është një gjë e tërë shumë komplekse, që nuk duhet trajtuar në një mënyrë, por në disa mënyra, me rregulla të ndryshme, që duhet të dëgjosh e të reflektosh, gjë që ne e bëjmë gjithë kohën. E kemi bërë te buxheti, puna e policisë, prokurorisë, këshillit, kështu që është shumë komplekse.
Pyetjes për një afat të mundshëm për anëtarësimin në BE rama iu përgjigj:
Askush nuk premton dot asgjë për Europën, ose unë nuk premtoj dot asgjë që nuk lidhet me mua. Komisioni ka thënë se viti tjetër është viti kur duhet të fillojmë të merremi me mbylljen e negociatave vitin e ardhshëm. Kjo do të varet se ku do të jetë Franca vitin e ardhshëm. Nuk e di se ç’lloj France do të dalë vitin e ardhshëm. Kemi normën më të lartë të euro-optimizmit në Europë. Është për ne ajo që ishte për etërit themelues: një hapësirë bashkëpunimi dhe lirie, dhe jo lidhje ekonomike.
Sa i takon kapitullit më të rëndësishm, atij të demokracisë, Rama tha:
Demokracia është një kapitull që nuk mbaron kurrë. Duhet kujdesur dhe përsosur. Nuk mendoj se Franca e ka përmbyllur. Është një punë që nuk mbaron kurrë.
Pavarësisht konflikteve të brendshme apo polarizimit, të gjithë shqiptarët janë në një mendje sa i takon anëtarësimit në union – u shpreh kryeministri.







