Gjykata e Posaçme është tërhequr në dhomën e këshillimit për të vendosur mbi fatin gjyqësor të personave të bashkëpandehur me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, të cilët po gjykohen në një proces të veçuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar.
Mes të pandehurve është edhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, e akuzuar për pengim të drejtësisë.
Vendimi për këtë çështje pritet të shpallet më 25 nëntor, në orën 15:30.
Për Bushkën, SPAK ka kërkuar fillimisht një dënim me 600 mijë lekë gjobë, shumë e cila, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, reduktohet në 400 mijë lekë.







