Sunday, November 8, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Theu arrestin në shtëpi dhe transportonte emigrantë të paligjshëm, pranga 32-vjeçarit

Pali by Pali
in AKTUALITET
0
Theu arrestin në shtëpi dhe transportonte emigrantë të paligjshëm, pranga 32-vjeçarit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Gjirokastër, pasi u kap duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant nga Afganistani, i cili kishte kaluar ilegalisht kufirin greko-shqiptar.

Gjatë operacionit policor të koduar “Zona 3”, uniformat blu zbuluan se drejtuesi i automjetit kishte shkelur edhe masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët nga Gjykata e Tiranës.

Në pranga përfundoi shtetasi me inicialet K. B., 32 vjeç, banues në Tiranë. Ndërkohë, pasagjeri M. Gj., 27 vjeç, u procedua penalisht për moskallëzim krimi dhe mallra kontrabandë.

Automjeti tip “Renault”, me të cilin udhëtonin dy të rinjtë, u ndalua në aksin rrugor Sarandë–Gjirokastër, pranë Urës së Kardhiqit. Sipas policisë, ata po transportonin kundrejt pagesës një shtetas afgan, i cili kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri nga Greqia.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se 32-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti edhe dy çanta me veshje të ndryshme, të dyshuara si mallra kontrabandë dhe që i përkisnin pasagjerit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, dy çantat me veshje dhe dy telefona celularë.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me strukturat e hetimit të trafiqeve të paligjshme, krimeve ekonomiko-financiare dhe Policinë Rrugore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Tags: arrest shtepieemigrantegjirokaster
Previous Post

Sulmi që shkaktoi 6 të vrarë dhe 16 të plagosur, 2 ditë zie në Poloni/ Autori kishte vrarë më parë motrën, nënën dhe babanë

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit
AKTUALITET

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

by Pali
November 1, 2026
0

Një aksident ka ndodhur në fshatin Farret, në njësinë administrative Stravaj të Librazhdit, ku një automjet tip “Benz” ka dalë...

Read moreDetails
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

October 30, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

November 7, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Theu arrestin në shtëpi dhe transportonte emigrantë të paligjshëm, pranga 32-vjeçarit

Theu arrestin në shtëpi dhe transportonte emigrantë të paligjshëm, pranga 32-vjeçarit

November 8, 2026
Sulmi që shkaktoi 6 të vrarë dhe 16 të plagosur, 2 ditë zie në Poloni/ Autori kishte vrarë më parë motrën, nënën dhe babanë

Sulmi që shkaktoi 6 të vrarë dhe 16 të plagosur, 2 ditë zie në Poloni/ Autori kishte vrarë më parë motrën, nënën dhe babanë

November 8, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al