Gjykata e Lartë ka caktuar 10 dhjetorin si datën kur do të shqyrtohet çështja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili kërkon të shpallet i pafajshëm.
Nga ana tjetër, SPAK ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar vendimin për dënimin e Tahirit vetëm për shpërdorim detyre. Prokuroria e Posaçme kërkon që ish-ministri të dënohet edhe për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, duke kërkuar një dënim prej 12 vitesh burg.
Lajmi në përditësim…







