Saturday, October 24, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

I riu shqiptar kapet me kokainë në Itali, tenton të identifikohet me dokumentet e vëllait binjak

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
I riu shqiptar kapet me kokainë në Itali, tenton të identifikohet me dokumentet e vëllait binjak
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Melzo të Italisë, pasi gjatë një kontrolli nga karabinierët u përpoq të fshihte identitetin e tij duke paraqitur dokumentet e vëllait binjak. Gjatë kontrollit të automjetit, policia zbuloi rreth 40 gramë kokainë të ndarë në doza.

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi të enjten, më 22 tetor, kur efektivët e stacionit të karabinierëve në Melzo ndaluan një automjet të vogël, brenda të cilit ndodhej i riu. Kur iu kërkuan dokumentet e identifikimit, ai paraqiti ato të vëllait binjak. Megjithatë, sjellja e tij ngjalli dyshime te efektivët, të cilët vendosën të kontrollonin automjetin.

Gjatë verifikimeve, karabinierët zbuluan dy enë cilindrike të vendosura poshtë timonit. Brenda tyre u gjetën disa doza kokaine të paketuara dhe të mbyllura hermetikisht, me një peshë totale prej rreth 40 gramësh. 23-vjeçari u shoqërua në komisariat, ku iu nënshtrua verifikimeve fotografike dhe daktiloskopike, të cilat konfirmuan identitetin e tij të vërtetë.

Ai akuzohet për mbajtje të lëndëve narkotike me qëllim shitjen dhe deklarim të rremë të identitetit përpara një zyrtari publik. Pas seancës së vleftësimit të arrestimit, ndaj të riut u caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, me vendosjen e byzylykut elektronik.

Previous Post

Protesta kombëtare kundër Ramës/ Studentët e rretheve, mjekë e pedagogë i bashkohen revoltës

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

I riu shqiptar kapet me kokainë në Itali, tenton të identifikohet me dokumentet e vëllait binjak

I riu shqiptar kapet me kokainë në Itali, tenton të identifikohet me dokumentet e vëllait binjak

October 24, 2026
Protesta kombëtare kundër Ramës/ Studentët e rretheve, mjekë e pedagogë i bashkohen revoltës

Protesta kombëtare kundër Ramës/ Studentët e rretheve, mjekë e pedagogë i bashkohen revoltës

October 24, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al