Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës hyn sot në ditën e 12-të, me një tubim kombëtar përpara Kryeministrisë. Studentëve u janë bashkuar në solidaritet pedagogë, mjekë, sindikata dhe punonjës të artit, kulturës e medias.
Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias ka thirrur anëtarët e saj në protestë në orën 11:00, ndërsa në orën 14:00 pritet të bashkohen grupet studentore. Pjesëmarrje pritet edhe nga studentët e rretheve, të cilët kanë protestuar gjatë javës në qytetet universitare.
Protesta e kësaj të shtune synon të mbledhë në kryeqytet një front më të gjerë qytetar kundër qeverisë.







