Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet e protestës studentore gjatë mbledhjes së qeverisë, e cila u zhvillua më herët nga sa ishte parashikuar.
Sipas raportimeve, Rama u ka thënë ministrave se personat që kanë ushtruar dhunë gjatë protestës, sipas tij, nuk janë studentë.
Mbledhja ishte planifikuar fillimisht për në orën 17:30, por agjenda u ndryshua dhe qeveria u mblodh në një kohë kur protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e dytë, e shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Ndërkohë, më herët, kryeministri hyri në godinën e Kryeministrisë nga hyrja e pasme, pasi hyrja kryesore ishte blinduar për shkak të protestës. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe gjimnazistë, ndërsa situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar.








