Një situatë e pazakontë ka ndodhur në protestën studentore.
Njëperson, i cili deklaroi se ishte anëtar i Partisë Socialiste, ka djegur ‘live’ teserën e partisë. Ai u shpreh i zhgënjyer nga qeveria Rama dhe tha se nuk dëshironte më të ishte pjesë.
“Nuk e dua më PS-në. Do e djeg teserën se nuk e dua më”, deklaroi ai për kamerat.
Kjo është dita e dytë e protestës studentore, e cila po mbahet para Ministrisë së Arsimit.








