Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Agbes “fitoi” tenderin 16 mln euro, Karakaçi fshehu “flamurin e kuq” dhe “inaguroi” rrugën e Ksamilit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
0
Agbes “fitoi” tenderin 16 mln euro, Karakaçi fshehu “flamurin e kuq” dhe “inaguroi” rrugën e Ksamilit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Boldnews.al

Në korrik të këtij viti, Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, u shfaq me pozita triumfatori, kur deklaroi se punimet për zgjerimin e rrugës së Ksamilit kishin përfunduar.

I shoqërua nga vartësit e tij, Karakaçi kreu videon e radhës propagandistike, në të cilën deklaroi se: “Punimet për zgjerimin e rrugës hyrëse në Ksamil kanë përfunduar. Tashmë ky segmenti i parë i kësaj vepre është i hapur për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizje”.

Natyrisht, rruga nuk ka përfunduar ende, por për qeveritarët e kryeministrit Edi Rama është shumë e rëndësishme të shfaqen në mënyrë periodike në media, për të bindur qytetarët se ata po punojnë sa më mirë.

Në foto: Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, duke “inaguruar” një pjesë të zgjerimit të rrugës së Ksamilit

Megjithatë, Karakaçi, ashtu siç edhe pritej, nuk ka asnjë qëndrim për mënyrën se si u realizua tenderi me një vlerë më shumë se 16 milionë euro. Të dhënat e konsultuara nga “Boldnews.al” tregojnë se procedura e prokurimit publik, e zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, “skuq” nga flamujtë e dyshimit.

Tenderi me flamur të kuq

Në prill të vitit 2024, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) shpalli procedurën “Zgjerimi i rrugës së Ksamilit”, me fond limit 1.666.361.655 lekë të reja. Ishte koha kur Ministria e Infrastrukturës drejtohej nga Belinda Balluku, ndërsa ARRSH-ja nga Gentian Gjyli, dy zyrtarë të lartë që tashmë janë pjesë e të njëjtës dosje hetimore të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për abuzime me tendera publikë.

Në foto: Tenderi për zgjerimin e rrugës së Ksamilit

Në garë rezulton se kanë marrë pjesë 10 operatorë ekonomikë. Në përfundim, ARRSH-ja, skualifikoi plot 7 prej tyre, një pjesë e të cilëve me ofertën më të ulët.

Tenderin e fitoi një prej tre operatorëve ekonomikë që mbetën në garë, një bashkim operatorësh që drejtohet nga “Agbes Construction”, dhe me pjesëmarrjen e “Balili Konstruksion” e “Arti” shpk. Portali informativ i specializuar për prokurimet publike, “open.procurement”, e ka listuar tenderin 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës së Ksamilit me “flamur të kuq”.

Ky përcaktim nuk përbën domosdoshmërisht aferë korruptive, pasi kjo mund të vërtetohet vetëm mbi bazën e një hetimi të mundshëm penal nga autoritetet e drejtësisë.

Megjithatë, “open.procurement” e ka vendosur tenderin 16 milionë euro në listën e “flamujve të kuq”, me shënimin: “Skualifikim i ofertave me vlerë më të ulët”.

Karakaçi

Detajet e procedurës së dyshimtë nuk kanë hyrë aspak në radarin e ministrit të Infrastrukturës, Enea Karakaçi. Ai u shfaq në mesin e korrikut në Ksamil vetëm për të dhënë imazhin se çdo gjë shkon në rregull. Madje, ai u përpoq të tregojë se qeveria ku ai bën pjesë është shumë e ndjeshme ndaj natyrës.

Në foto: Projekti për zgjerimin e rrugës së Ksamilit

“Në këtë projekt, krahas zgjerimit të segmentit rrugor të Ksamilit, i është kushtuar një vëmendje e veçantë edhe mjedisit. Kemi patur një vëmendje shumë të veçantë edhe për sa i përket aspektit mjedisor të projektit, duke qenë se sigurisht që lidhemi edhe me pjesën e Butrintit, kështu që ka patur një vëmendje të shtuar nga pikëpamja mjedisore”, tha Karakaçi.

Deklaratat e Karakaçit, me shumë mundësi, janë dukur shumë butaforike për banorët e Ksamilit dhe ata që jetojnë pranë Butrintit. Qytetarët e zonës, prej disa vitesh, po shohin se si po betonizohet bregdeti i mrekullueshëm me “pika të voçkla” resortesh e fshatesh turistike, të miratuar nga shefi më i lartë i Karakaçit, kryeministri Edi Rama.

Previous Post

Hidhet molotov te Ministria e Arsimit, godina në flakë

Next Post

Polici i FNSH gati sa nuk e mbyt qytetarin duke e marrë zvarrë nga shalli i lidhur në fyt (VIDEO)

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila
AKTUALITET

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

by Redaktor Redaktor
October 1, 2026
0

Policia e Tiranës ka zgjeruar hetimet për publikimin e videove erotike që kanë qarkulluar në rrjet, duke nisur marrjen në...

Read moreDetails
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

October 10, 2026
Jared Kushner thyen heshtjen për projektin miliardësh në Zvërnec: Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë me breza

Jared Kushner thyen heshtjen për projektin miliardësh në Zvërnec: Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë me breza

October 9, 2026
Protestuesi godet me shpullë djalin e ish-deputetit të Partisë Socialiste

Protestuesi godet me shpullë djalin e ish-deputetit të Partisë Socialiste

October 8, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Polici i FNSH gati sa nuk e mbyt qytetarin duke e marrë zvarrë nga shalli i lidhur në fyt (VIDEO)

Polici i FNSH gati sa nuk e mbyt qytetarin duke e marrë zvarrë nga shalli i lidhur në fyt (VIDEO)

October 14, 2026
Agbes “fitoi” tenderin 16 mln euro, Karakaçi fshehu “flamurin e kuq” dhe “inaguroi” rrugën e Ksamilit

Agbes “fitoi” tenderin 16 mln euro, Karakaçi fshehu “flamurin e kuq” dhe “inaguroi” rrugën e Ksamilit

October 14, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al