Tensione dhe incidente janë regjistruar gjatë protestës pranë Parlamentit.
Siç shihet edhe në pamje, një protestues ka goditur me shpullë djalin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj.
Pas incidentit, situata ka shkaktuar me debate, sharje dhe ofendime nga protestues të tjerë. Sipas pamjeve, i riu ka pasur gjithashtu një përplasje verbale me protestuesit, para ngjarjes.
Më pas, djali i ish-deputetit është larguar nga zona me ndihmën e forcave të policisë, për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të incidentit.
Protesta pranë Parlamentit vijon në një klimë të tensionuar, ndërsa protestuesit kundërshtojnë Reformën Administrativo-Territoriale që po diskutohet dhe pritet të votohet në Kuvend.








