Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka ndryshuar mendje në moment të fundit sa i përket Reformës së re Territoriale. Burime për mediat konfirmojnë se gjatë mbledhjes të sotme të socialistëve, ndryshe nga hera e kaluar, Sinaj ka votuar pro shkrirjes së bashkive dhe ka dhënë votën e tij në mbështetje të Reformës së re Territoriale.
Si rrjedhojë me votën e Sinajt, socialistët shkojnë në 81 vota pro, plus votave të PSD-së të cilat shpesh herë janë “shpëtim” për PS-në në projektligje të cilat kërkojnë më shumë se 83 vota.
Ndërkohë sa i përket Erion Braçes, në këtë mbledhje, deputeti socialist nuk ka votuar as pro dhe as kundër këtij propozimi të së vetëve për shkrirjen e bashkive.








