Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.
Karçanaj është paraqitur në zbatim të masës “detyrim paraqitje” të caktuar nga gjykata në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t.
Ajo ishte më herët në masën “arrest në shtëpi”, por Gjykata e Lartë e lehtësoi masën e sigurisë.
Karçanaj është një nga 8 të pandehurit në dosjen e tenderave të AKSHI-t, ku SPAK heton dyshime për manipulim të procedurave tenderuese dhe favorizim të kompanive.







