Sunday, October 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Parku Rinia, 110 milionë lekë investime “për gjelbërimin e kullës së re”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Parku Rinia, 110 milionë lekë investime “për gjelbërimin e kullës së re”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërhyrja për prishjen e kioskave dhe rikthimin e gjelbërimit në Parkun Rinia ishte një nga sukseset më të njohura të mandatit të parë të Edi Ramës si kryetar i bashkisë të Tiranës.

Zëvendësimi i kioskave dhe betonit me pemë dhe sheshe publike të hapura për qytetarët, që më pas do të quhet Rilindja Urbane, dhe do të prekte cdo qytet të vendit, ishin zanafilla për ndërtimin e një karriere të gjatë politike të piktorit të kthyer rastësisht në politikan.

Megjithatë, sot pas 26 vitesh, është përsëri kryeministri Rama që i ka hapur rrugën një ndërtimi privat mbi 25 katësh në zemër të parkut Rinia.

Tirana Fountain Plaza

Më 1 tetor 2026, qeveria prezantoi konkursin ndërkombëtar “Tirana Fountain Plaza” për zhvillimin e zonës ku ndodhet kompleksi “Tajvani”.

Sipas Kryeministrisë, konkursi ishte “i kërkuar nga shteti, me nismë të sipërmarrjes private”, ndërsa pesë studio ndërkombëtare paraqitën propozimet e tyre për zhvillimin e zonës.

Fitues u shpall studioja daneze BIG (Bjarke Ingels Group), me një projekt që parashikon një godinë rreth 78 metra të lartë, të ngritur mbi kolona, me zyra, hotel dhe apartamente private, si dhe rreth tre nivele nëntokësore për parkim dhe logjistikë.

Parku Rinia, 110 milionë lekë investime "për

Parku Rinia, 110 milionë lekë investime "për

Parku Rinia, 110 milionë lekë investime "për

Parku Rinia, 110 milionë lekë investime "për

Parku Rinia, 110 milionë lekë investime "për

Parku Rinia, 110 milionë lekë investime "për

Parku Rinia, 110 milionë lekë investime "për

Parku Rinia, 110 milionë lekë investime "për

Parku Rinia, 110 milionë lekë investime "për

Parku Rinia, 110 milionë lekë investime "për

Parku Rinia, 110 milionë lekë investime "për

Lartësia e propozuar ngre pikëpyetje mbi parametrat urbanistikë që zbatohen për këtë truall. Faktoje.al raportuar më herët për ndërtimet në qendër të Tiranës ku lartësia e parashikuar nga Plani i Përgjithshëm Vendor është 9 kate dhe ky projekt duket se e tejkalon këtë parametër.

Për më tepër projekti do të zhvillohet në një hapësirë që gëzon edhe status të posaçëm mbrojtjeje. Parku Rinia figuron që prej vitit 2007 si Monument Kulture i Kategorisë II.

BIG

BIG nuk është një emër i ri në projektet e mëdha të kryeqytetit. Studioja është edhe projektuese e Teatrit të ri Kombëtar. Në faqen zyrtare të BIG, projekti figuron me status “In Construction”, me madhësi 8,000 m², dhe klient kompaninë “Fusha LLC”.

Tenderin publik për Fazën I e fitoi bashkimi AGI KONS-BE-IS, me vlerë 2.2 miliardë lekë pa TVSH. AGI KONS është e njëjta kompani që fitoi tenderin kryesor për rehabilitimin e Parkut Rinia në vitin 2019.

Projekti vjen në një kohë kur zhvillimi intensiv i ndërtimit në qendër të Tiranës ka ngritur prej vitesh debat mbi raportin mes ndërtimeve të reja dhe hapësirave publike e të gjelbra, një problematikë të dokumentuar më herët edhe nga Faktoje.

Sa para publike janë investuar në Parkun Rinia përpara transformimit të radhës?

Nga kioskat e viteve ’90 te rehabilitimi i vitit 2000

Parku Rinia ka kaluar disa etapa transformimi edhe përpara rehabilitimit të vitit 2019.

Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit e lidhin konceptimin e kësaj hapësire me planet urbanistike të viteve 1930, ndërsa pyllëzimi i parkut u krye në vitin 1949.

Pas vitit 1991, parku u mbush me ndërtime informale, kryesisht kioska, bare dhe restorante. Sipas Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, gjatë pastrimit të zonës në vitin 2000 u shembën 130 objekte dhe u hoqën mbi 45 mijë metra kub mbetje, ndërsa parku u rehabilitua.

Në fillim të viteve 2000 mori formë edhe kompleksi “Tajvani” që njohim sot. Shoqëria TAIWAN sh.p.k., e cila lidhet me kompleksin dhe më pas me koncesionin e parkimit, figuron e themeluar në maj 2001.

Parkimi nëntokësor, një histori që mbetet pezull

Në vitin 2008, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi formën e dhënies me koncesion të dy parkimeve nëntokësore në qytet. Më pas u zhvillua procedura për Parkun Rinia dhe më 26 prill 2016 u nënshkrua kontrata e koncesionit mes Bashkisë Tiranë dhe shoqërisë “T A I W A N”.

Për zbatimin e kontratës u krijua shoqëria koncesionare Tirana Parking, e themeluar në maj 2016. Objekti i saj përfshin projektimin, financimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e një parkimi nëntokësor në Parkun Rinia, si dhe transferimin e tij te Bashkia në përfundim të afatit të koncesionit.

Dokumentacioni i koncesionit parashikonte një investim rreth 1.97 miliardë lekë dhe një parkim me 1,342 vende dhe kohëzgjatje prej 35 vjetësh. Faktoje verifikoi në qershor 2020 se rehabilitimi i Parkut Rinia kishte përfunduar pa parkimin nëntokësor që ishte premtuar më herët nga zyrtarët e Bashkisë.

2018: projekti i ri për rehabilitimin e parkut

Në vitin 2018, Bashkia Tiranë zhvilloi procedurën “Studim projektim për objektin ‘Rehabilitimi i Parkut Rinia’”.

Fitues u shpall bashkimi SON Engineering & Construction-A&E Engineering. Kontrata u lidh për 3,492,480 lekë me TVSH.

Ky projektim i hapi rrugë tenderit shumë më të madh të vitit pasardhës.

2019: rreth 100 milionë lekë për rehabilitimin

Më 30 prill 2019, Bashkia Tiranë shpalli tenderin për “Rehabilitimin e Parkut Rinia”.

Në procedurë morën pjesë tetë operatorë ekonomikë. Fitues u shpall AGI KONS. Kontrata u lidh më 10 korrik 2019 për 94,446,931 lekë me TVSH.

Open Procurement e ka shënuar procedurën me “flamur të kuq”, pasi operatorët e tjerë konkurrues, përfshirë ofertën me vlerën më të ulët, u skualifikuan.

Përveç punimeve, Bashkia zhvilloi edhe procedurën e mbikëqyrjes.

Për lotin “Mbikëqyrja e punimeve për objektin Rehabilitimi i Parkut Rinia”, fitues u shpall INFRATECH, me ofertë 1,626,365 lekë pa TVSH.

Parku u hap për publikun më 1 qershor 2020. Faktoje konstatoi atëherë se parkimi nëntokësor i premtuar nuk ishte realizuar.

Vetëm dy vjet më vonë, ndërhyrje të reja

Investimi i vitit 2019 nuk e mbylli faturën e Parkut Rinia.

Në qershor 2022, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit hapi tenderin “Rehabilitimi i Shtresave të Lodrave tek Parku Rinia”.

Në procedurë mori pjesë vetëm një ofertues: bashkimi Nexhmedin Sadiku-ED KONSTRUKSION. Kontrata u lidh për 4,935,232 lekë me TVSH. Open Procurement e shënon procedurën me “flamur të kuq” për mungesë konkurrence.

Për mbikëqyrjen e këtyre punimeve, fitues u shpall M.A.K Studio, me kontratë 102,984 lekë me TVSH.

Po në vitin 2022, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit zhvilloi tenderin “Sistem Ujitës në Parkun Rinia”. Fitues u shpall “Gjelbërimi 2000”, me okontratë 4,790,220 lekë me TVSH.

Në garë kishte vetëm një ofertues dhe procedura është shënuar me flamur të kuq për mungesë konkurrence. Për mbikëqyrjen e sistemit ujitës u shpall fituese NOVATECH STUDIO, me kontratë 120,000 lekë pa TVSH.

Sa shkon fatura?

Duke përjashtuar koncesionin e parkimit nëntokësor, ndërhyrjet e dokumentuara për periudhën 2018-2022 arrijnë në të paktën:

Viti Objekti Vlera e kontratës (përfshirë TVSH)
2018 Studim-projektimi i rehabilitimit 3,492,480 lekë
2019 Rehabilitimi i Parkut Rinia 94,446,931 lekë
2019 Mbikëqyrja e rehabilitimit 1,626,365 lekë
2022 Rehabilitimi i shtresave të lodrave 4,935,232 lekë
2022 Mbikëqyrja e këndit të lojërave 102,984 lekë
2022 Sistemi ujitës 4,790,220 lekë
2022 Mbikëqyrja e sistemit ujitës 120,000 lekë
Total 109,514,212 lekë

Projekti “BIG”

Për projektin e ri “Tirana Fountain Plaza” mbeten ende disa të dhëna të papublikuara: vlera e investimit, sipërfaqja totale e ndërtimit, gjurma e saktë e godinës së re dhe raporti mes pronës private dhe hapësirës publike që do të preket nga ndërhyrja.

Po ashtu mbetet për t’u sqaruar statusi aktual i koncesionit të parkimit nëntokësor të vitit 2016 dhe nëse ai ka ndonjë lidhje juridike, pronësore apo financiare me projektin e ri./ Faktoje.al

Previous Post

Aeroporti i Vlorës në lupën e SPAK, hetimet shtyhen edhe 3 muaj

Next Post

Nga Balluku te Sazani, media spanjolle: Dosjet “e nxehta” që po i lëkundin themelet e pushtetit

Next Post
Nga Balluku te Sazani, media spanjolle: Dosjet “e nxehta” që po i lëkundin themelet e pushtetit

Nga Balluku te Sazani, media spanjolle: Dosjet “e nxehta” që po i lëkundin themelet e pushtetit

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve
AKTUALITET

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

by Redaktor Redaktor
September 24, 2026
0

Shkarkohet nga detyra Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). “Boldnews.al” mëson se vendimi...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

September 27, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nga 100 euro te kullat 23-katëshe, kompanitë “fantazmë” që po marrin leje ndërtimi në Tiranë

Nga 100 euro te kullat 23-katëshe, kompanitë “fantazmë” që po marrin leje ndërtimi në Tiranë

October 4, 2026
Ema Andrea zbulon gjendjen e vështirë të Monika Lubonjës pas videove intime

Ema Andrea zbulon gjendjen e vështirë të Monika Lubonjës pas videove intime

October 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al