Monday, September 28, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Aksidentet rrugore rriten me 6.2% në tetë muaj, Tirana dhe Durrësi në krye

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Aksidentet rrugore rriten me 6.2% në tetë muaj, Tirana dhe Durrësi në krye
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Aksidentet rrugore u rritën me 6.2% në tetë muajt e parë të vitit 2026, të nxitura kryesisht nga një shtim i fortë i rasteve në Tiranë dhe Durrës, edhe pse gushti shënoi më pak aksidente se i njëjti muaj i një viti më parë.

Në periudhën janar-gusht u regjistruan 983 aksidente, nga 926 në të njëjtën periudhë të vitit 2025, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave. Numri i personave të vrarë dhe të plagosur arriti në 1,378, nga 1,306 një vit më parë, një rritje prej rreth 5.5%.

Tirana dha kontributin më të madh në rritje. Kryeqyteti regjistroi 369 aksidente në tetë muajt e parë të vitit, nga 270 në të njëjtën periudhë të 2025-s, ose rreth 37% më shumë. Numri i të vrarëve dhe të plagosurve u rrit në 457 nga 342.

Një rritje edhe më e fortë në përqindje u shënua në Durrës, ku aksidentet u shtuan në 98 nga 62, rreth 58% më shumë se një vit më parë. Të vrarët dhe të plagosurit u rritën në 139 nga 93. Në Vlorë, aksidentet u rritën në 92 nga 79, ndërsa në Gjirokastër në 51 nga 46.

Rritja kombëtare fsheh diferenca të mëdha mes qarqeve. Në Shkodër, numri i aksidenteve ra në 45 nga 75 në tetë muaj, ndërsa në Korçë në 70 nga 91. Lezha regjistroi 115 aksidente, nga 126 një vit më parë, ndërsa Fieri 75 nga 78.

Në gusht, tendenca ishte e kundërt. Në vend u regjistruan 139 aksidente rrugore, 12.6% më pak se 159 aksidente në gusht 2025. Numri i personave të vrarë dhe të plagosur ra në 191 nga 229, ose me rreth 16.6%.

INSTAT raportoi se 86.3% e aksidenteve të gushtit erdhën si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Grupmosha 25-34 vjeç kishte peshën më të lartë, me 31.7% të totalit të aksidenteve të regjistruara gjatë muajit.

Sipas shpërndarjes në kohë, e hëna ishte dita me numrin më të lartë të aksidenteve, me 18% të totalit, ndërsa e mërkura dhe e premtja kishin peshën më të ulët, me nga 11.5%. Intervali 19:00-24:00 rezultoi më problematiku, duke përqendruar 20.1% të aksidenteve të gushtit.

(Sipas INSTAT të dhënat e muajit të fundit për personat e vdekur nga aksidentet janë paraprake dhe mund të rishikohen)/Monitor

Previous Post

“Mos ia jepni askujt”! AKSK paralajmëron shqiptarët për sigurinë e WhatsApp-it

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve
AKTUALITET

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

by Redaktor Redaktor
September 24, 2026
0

Shkarkohet nga detyra Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). “Boldnews.al” mëson se vendimi...

Read moreDetails
“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

September 26, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

September 24, 2026
Briken Hasimi, djali që e vizatoi vetë ëndrrën e tij

Briken Hasimi, djali që e vizatoi vetë ëndrrën e tij

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksidentet rrugore rriten me 6.2% në tetë muaj, Tirana dhe Durrësi në krye

Aksidentet rrugore rriten me 6.2% në tetë muaj, Tirana dhe Durrësi në krye

September 28, 2026
“Mos ia jepni askujt”! AKSK paralajmëron shqiptarët për sigurinë e WhatsApp-it

“Mos ia jepni askujt”! AKSK paralajmëron shqiptarët për sigurinë e WhatsApp-it

September 28, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al